Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjeku i guximshëm ia plas Ramës në fytyrë: Ilir Beqaj dhe shefi i kabinetit më kërkuan 15 mijë euro për një vend pune. Denoncon edhe rastet e kolegëve

2017/07/10 at 10:27 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mjeku i guximshëm ia plas Ramës në fytyrë: Ilir Beqaj dhe shefi i kabinetit më kërkuan 15 mijë euro për një vend pune. Denoncon edhe rastet e kolegëve

Për herë të parë një mjek ka dalë ballë për ballë kryeministrit me emër dhe mbiemër dhe ka denoncuar se si janë futur mjekët në punë kundrejt ryshfetit me mijëra euro tek ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Mjeku, Diamand Kuka është larguar nga Shqipëria pikërisht se nuk kishte 15 mijë euro për të hyrë në QSUT. Nga Britania e Madhe ku jeton aktualisht ai ka bërë një status në facebook që i tregon Kryeministrit Edi Rama gjithë korrupsionin në shëndetësi që u drejtua për 4 vite nga krahu i tij i djathtë Ilir Beqaj.


Statusi i plotë në facebook i mjekut Diamand Kuka

z. Rama, kryeminister i Republikes se Shqiperise,
Nisur nga nisma qe keni ndermarre per te bere “shtet”, dhe kerkoni te denoncojme abuzuesit zyrtare te administrates se deritanishme, po jap eksperiencen time dhe te njerezve te mi.

Mua mu kerkua per nje vend pune ne QSUT 15 mije euro nga ish-shefi i kabinetit (Artur Lama) te ministrit te Shendetesise, se bashku me kryhajdutin Iilir Beqaj. Kisha fut miq edhe dy deputet te PS, qe jane edhe sot te rizgjedhur, dhe nuk munden ti mbushin mendjen Ilir Beqaj se une isha mjek i mire (kish rastis tu sherbeja familjareve te ketyre deputeteve), por Beqaj donte eurot vella. Nuk pagova, ika emigrova dhe tash punoj ne UK.

Nje kusherires time i kerkuan euro dhe ajo i dha se ishte familjare, 15 mije euro po nga i njejti person (A. Lama) per te filluar pune si mjeke specialiste ne nje poliklinike ne Tirane. Sot vazhdon punen, akoma si ka bere leket qe ka paguar.
Nje shoku im, beri nderyrje sic e di edhe ti si behen, dhe e uli cminin ne 10 mije euro, po te i njejti person, A. Lama, dhe sot eshte ne pune ne nje poliklinike afer Brrylit. As ky nuk besoj se i ka bere akoma leket qe ka paguar.
Nje mjekje tjeter iu kerkuan 25 mije euro per tu punesuar ne nje maternitet ne Tirane, nga ish drejtuesit e maternitetit dhe ministria (Artur Lama dhe Like Beqaj), do binin dakort ata me njeri tjetrin. Sot me sa kam informacion, nga ai maternitet kane ikur nja 4-5 mjeke nga shteti ne privat sepse eshte rrenuar keq fare dhe nuk fillon njeri kollaj aty po tu japesh lek e jo tu kerkosh, dhe nja 4-5 mjeke po nga ai maternitet mezi po presin te ikin, jane ne proces te mbrojtjes se gjuhes, ose tentativa me rregulluar nje page te mire ne sp. private.
Nje mjeke specialiste te spitali ushtarak ka paguar 8 mije euro me ulje cmimi. E njoh mire se e rekomandova une, se me thane na duhet dhe eshte moment me hy ne pune pa lek, e kisha gabim, i dha leket si ceco, para te ndara nga drejtoria e spitalit me mininistrine e shendetesise.
Nje mjek tjeter qe do shkonte te punonte ne rrethe per mungese mjekesh specialiste, iu kerkua , nga shoku Tur Lama, gjysma e bonusit (1 miljon te vjetra bruto ose diku te 80 000 neto qe ti nxorre me VKM), dhe nuk iku fare sa te bente parapagese te Tur Lama, e sot punon ne Gjermani.
Nje infermiere per tu punuesuar ne QSUT iu kerkua 5 mije euro, e nuk mundi te paguaje dhe sot punon ne nje spital privat.
Ka edhe shume e shume raste te tjera, qe ju zoti Kryeminister i dini sepse ju eshte derguar informacion nga te tere rruget e komunikimit deri me sms ne celularet tuaj personal.
Nese ne shendetesi do vazhdoje rekrutimi i personelit me lek e euro, nese lyerja e fasadave do kushtoje me shume se infrastruktura, paisje, mjete, e kushte pune…nese pagesat e personelit te mjekesise do jene ne kete nivel, packa qe pesoi nje rritje modeste, por qe nuk ka asnje vlere me inflacionin dhe cmimet e tregut, mjekesia ka vdekur fare, dhe do e kesh te shtrire ne shtatin e vdekjes dhe per 4 vite te ardhshme, megjithe perkushtimin e mundshem human e profesional te bluzave te bardha qe nuk mund te bejne me shume se kaq.
Nese shendetesia nuk drejtohet nga bluza te bardha nga qendra ne periferi, askujt tjeter nuk i dhimset shendetesia dhe kushdo qe te vije ne drejtim do e kete mendjen vetem te vjedhe ndonje gje. Aman vetem Petrelen e Rakacollin mos i vij se ikem te tere ne Gjermani.
Koncesionet ke mundesi ti besh edhe dy te shpejta, laboratori qe po finalizohet dhe imazheria qe e ke pas ne mendje.
Urgjencen prape leshoje me koncesion se edhe me kete model te atij Bratit e Beqes vdes te gjallet e ngjall te vdekurit.
Suksese ne jete kryetimonier…dhe kujdes kur te zbresesh nga pushteti se te ne do vish prape si pacient!!!!
Timonier mos kujto se bej shaka, se te flas me ne detaje po deshe, me emra e mbiemra, me shifra e detaje, me lidhje te nivelit te larte…deri te njerez shume shume afer teje. Por po e le me kaq, se po qe nevoja marr avionin e vij per 3 ore ne Podgoricë, e pastaj marr taksi, se ne Rinas eshte bileta 3 fish.



Ju sugjerojmë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Para
Ronaldo dhe Georgina janë në pritje të një vajze

Ronaldo dhe Georgina janë në pritje të një vajze

Publikohet lista, Shqipëria destinacioni më i lirë për të pushuar

Publikohet lista, Shqipëria destinacioni më i lirë për të pushuar

Video/ Vogëlushi 2-vjeçar që adhuron gjarpërinjtë

Video/ Vogëlushi 2-vjeçar që adhuron gjarpërinjtë
















TE FUNDIT

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com