Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjekimi mbi Covid-19, tre profesorë bëhen milionerë brenda një jave

2020/07/25 at 4:14 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mjekimi mbi Covid-19, tre profesorë bëhen milionerë brenda një jave

Teksa kotonavirusi vijon të përhapet në të gjithë botën duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha ekonomike, shumë shkencëtarë po punojnë për krijimin e një vaksine anti-COVID.


Por, në një kohë kur vaksina zyrtare ende nuk është krijuar, shumë spitale kanë përdorur medikamente të tjera për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të personave të prekur nga COVID-19.

Ndërkohë, mësohet se tre profesorë në Universitetin britanik të mjekësisë Sauthempton këtë javë kanë zbuluar një mjekim të suksesshëm për pacientët e prekur nga koronavirusi. Zbulim që i ka bërë milionerë brenda një jave, shkruan The Guardian.

Rreth dy dekada më parë profesorët  Ratko Djukanovic, Stephen Holgate and Donna Davies  zbuluan se njerëzit që vuanin nga astma apo me sëmundje konike mushkërish, kishin mungesë të një proteine të njohur si interferon beta, e cila ndihmon në mjekimin e të ftohurës së thjeshtë. Ata zbuluan se mbrojtja e pacientëve kundër infeksionit viral, do të ishte e suksesshme nëse do të zëvendësohej proteina e munguar.

Akademikët krijuan kompaninë, Synairgen, për t’i transformuar zbulimet e tyre në mjekime. Mjekim që doli në treg në vitin 2004 por pas dështimit të një marrëveshjeje me AstraZeneca për trajtimin e infeksioneve virale në pacientët me astmë, fitimet thuajse u shuan.

Në një kohë pandemie të Covid 19, kërkohet çdo mjekim që do të ndihmonte në vështirësitë në frymëmarrje, madje kërkesat janë të pafundme.

Kreu ekzekutiv i Synairgen, Ricard Marsden, u shpreh se kompania aktualisht po eksperimenton përdorimin e interferon beta për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga bronkiti kronik. Por në momentin e shpërthimit të pandemisë ata kuptuan se mund të kishin një rol të rëndësishëm në mbrojtjen kundër virusit. Kështu që testimet e këtij mjekimi nisën që në muajin shkurt dhe mars në momentin që njerëzit nisën të mbushnin spitalet. Sipas tyre është pjesë e strategjisë së koronavirusit që të ndërhyjë tek sistemi imunitar dhe të shtypë interferon beta, dhe nëse kjo proteinë do të mund të rivendosej, efektet do të ishin dramatike.

Rezultatet e testimit të parë, të publikuara këtë javë treguan se pacientët me koronavirus në spital, të cilëve iu është dhënë mjekimi i profesorëve me interferon beta, kishin tre herë më shumë shanse për shërim të shpejtë.

Nga studimi i 101 pacientëve rezultoi se 79 për qind të tyre kishin më pak mundësi të zhvillonin versionin e rëndë të sëmundjes dhe frymëmarrja e tyre u përmirësua ndjeshëm.

Sapo u publikuan rezultatet e testimit të mjekimit, mëngjesin e 21 korrikut, kërkesat për këtë mjekim deri në drekë u rritën me 540%. Djukanovic, 65 vjec, një profesor mjekësie, pa aksionet e tij në kompani të rriteshin nga një ditë në tjetrën nga 300 mijë sterlina në 1.6 milion. Holgate 73 vjeç kishte një fitim deri në 1.7 milion sterlina dhe po aq dhe Davies 67 vjeçare.

Këtë vit shitjet e kompanisë Synairgen u rritën më shumë se 3 mijë për qind. Të tre shprehen shumë të lumtur për këtë arritje, por përveç anës financiare ata synojnë që sa më shumë njerëz të kenë mundësi të përdorin këtë mjekim.

Synairgen, po shpërndan zbulimet me rregullatorët mjekësorë në të gjithë botën në mënyrë që mjekimi të jetë në treg. Për një gjë të tillë zakonisht duhen muaj por qeveria britanike premtoi se do të përshpejtonte procesit për të miratuar sa më parë një mjekim të suksesshëm kundër koronavirusit.

Një nga objektivat është që mjekimi të shpërndahet dhe në shtëpitë e pacientëve në mënyrë që ata të mos e kenë të domosdoshme t;u drejtohen spitaleve. Me miliona doza pritet të jenë gati këtë dimër përballë një vale të dytë të mundshme të Covid 19. Të parët që do të përfitojnë është personeli shëndetësor dhe njerëzit më të rrezikuar nga infektimi./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..
Aktualitet

Akuzat për ndërtimet paleje në Theth/ Prokurorja Gjeli: Qëndrimi i Ramës, personal!

11 Korrik, 2025 10:14 am
Lirohen hapësirat në plazhin e Darëzezës/ Hiqen 90 komplete çadrash me shezlongë
Aktualitet

Lirohen hapësirat në plazhin e Darëzezës/ Hiqen 90 komplete çadrash me shezlongë

11 Korrik, 2025 10:08 am
Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
Aktualitet

Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës

11 Korrik, 2025 10:01 am
“Përballje me regjimin deri në Strasburg”/ Salianji: Pres vendimin e GJL e më pas…
Aktualitet

“Përballje me regjimin deri në Strasburg”/ Salianji: Pres vendimin e GJL e më pas…

11 Korrik, 2025 9:53 am
U lirua me kusht pak ditë më parë/ Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës
Aktualitet

U lirua me kusht pak ditë më parë/ Ervin Salianji paraqitet tek Shërbimi i Provës

11 Korrik, 2025 9:39 am
Leslie’s (1916)/200 000 gra e fëmijë shqiptarë vdiqën nga uria- Nisma e amerikanit
Aktualitet

Leslie’s (1916)/200 000 gra e fëmijë shqiptarë vdiqën nga uria-Nisma e amerikanit..

11 Korrik, 2025 9:30 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Aktualitet

15 ditë nga afati i Kushtetueses/ Sot tentativa e 45-të për konstituimin e Kuvendit

11 Korrik, 2025 9:20 am
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE

11 Korrik, 2025 9:18 am
“Shijoni” freskinë/ Kryeministri ndan pamjet nga Syri i Kaltër
Aktualitet

“Shijoni” freskinë/ Kryeministri ndan pamjet nga Syri i Kaltër

11 Korrik, 2025 9:00 am
Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..
Aktualitet

Pensionet e reja 13% më të ulëta se mesatarja aktuale, pasoja sociale dhe..

11 Korrik, 2025 8:47 am
Para
71 raste të reja me COVID-19, humb jetën një person

COVID-19 në Shqipëri, 6 viktima dhe 67 raste të reja

Koronavirusi në Shqipëri, 5 pacientë në terapi intensive

Koronavirusi/ 9 persona të intubuar, si është situata në spitalet COVID

Konspiracionistët e akuzojnë si krijues i COVID-19, reagon Bill Gates

Konspiracionistët e akuzojnë si krijues i COVID-19, reagon Bill Gates
















TE FUNDIT

Akuzat për ndërtimet paleje në Theth/ Prokurorja Gjeli: Qëndrimi i Ramës, personal!

Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..
11 Korrik, 2025

Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit...

Lexo më shumë

Lirohen hapësirat në plazhin e Darëzezës/ Hiqen 90 komplete çadrash me shezlongë

Lirohen hapësirat në plazhin e Darëzezës/ Hiqen 90 komplete çadrash me shezlongë
11 Korrik, 2025

Lirohen hapësirat në plazhin e Darëzezës në Fier. Policia ka sekuestruar rreth 90 komplete me çadra dhe shezlongë. Ndërkohë që...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës

Kryeministri Rama mbledh sot kryebashkiakët në Durrës
11 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama mbledh sot, 11 korrik, në Durrës kryetarët e bashkive të gjithë vendit. Kujtojmë se takimi i Ramës...

Lexo më shumë

“Përballje me regjimin deri në Strasburg”/ Salianji: Pres vendimin e GJL e më pas…

“Përballje me regjimin deri në Strasburg”/ Salianji: Pres vendimin e GJL e më pas…
11 Korrik, 2025

Ervin Salianji, ish-deputeti i Partisë Demokratike ka folur për mediat pas paraqitjes së tij në “Shërbimin e Provës”, në kuadër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com