Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mjedisi më i kërcënuar se kurrë”, Berisha zbulon programin nëse PD fiton zgjedhjet

2025/03/31 at 8:35 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Mjedisi më i kërcënuar se kurrë”, Berisha zbulon programin nëse PD fiton zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte pasditen e sotme në një panel ku u shpalos programi i PD për Mjedisin.


Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se mjedisi sot është i dominuar nga interesa mafioze të klientelës qeveritare.

Pesë nga fjala e Berishës:

“Ne debatojmë sot për programin e atyre fushave që janë të lidhura direkt me jetën, me shëndetin, me mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.

Në shumë aspekte, të një rëndësie parësore për shëndetin e njeriut, të një rëndësie parësore për mjedisin, për pyjet, për kullotat, për ujërat.

Ajo çka spikat sot në këto 12 vite mund të themi se është një rrokullisje e madhe. Nuk dua të përdor terma, por është një injorim, është një pushtim nga mafia e këtyre fushave.

Mjedisi, me të cilin lidhet direkt shëndeti i njeriut, është më i braktisur, më i kërcënuar se rrallë ndonjëherë në histori.

Mjedisi është sot i tëri i dominuar, i manipuluar, i dëmtuar nga interesa kryekëput mafioze të klientelës qeveritare.

Shqipëria, që për disa rrethana mund të kishte mjediset më të lakmueshmet në Europë, ka kryeqytetin, njërin nga 10-12 qytetet më të ndotura të planetit.

Pa asnjë lloj monitorimi, pa asnjë lloj kontrolli, me një betonizim të pandalshëm me asgjë, me një mashtrim të pafundëm ky pretendojnë zyrtarët se kanë mbjellë 1 milion pemë, në një kohë kur kanë prerë qindra mijëra të tilla. Kjo batërdi, kjo ndotje e jashtëzakonshme në qytetet tona, kjo është e njëjtë në ujërat tona.

Verën e kaluar ne nuk kishim pothuajse asnjë flamur blu në detërat dhe liqenet tona.

Megjithëse ne, për hir të së vërtetës, ndërtuam 11 impiante të përpunimit të ujërave të zeza dhe po shkonim faktikisht drejt bllokimit të tërë të derdhjes së ujërave të zeza në det, ato korrupsioni i ka kyçur. Bashkitë nuk i vënë në funksion. Nuk paguajnë energjinë për funksionimin e tyre.

Dhe flasin për perla, flasin për Maldive, flasin për të gjitha këto në një kohë kur ato janë brigjet më të ndotura në Europë. Janë më të ndotura duke pasur impiantin e ndërtuar, por që i vënë çelësin sepse nuk duan të paguajnë energjinë elektrike bashkitë.

Potencial i jashtëzakonshëm ekziston në pyjet, kullotat, kodrat, malet, alpet e Shqipërisë. Gjithçka shkon në rënie të lirë. U ndërprë pothuajse çdo lloj subvencionimi për pyllëzimin, për frutëzimin, për bimët mediciale. U ndalua edhe gjahu duke mos pasur konceptet më minimale të ekuilibrave.

Zonat e biodiversitetit më të lartë u agresuan. Ligji u amendua për të hapur dyert për kthetrat e mafies së ndërtimit në këto zona. Nuk ka asgjë të mbrojtur më. Sëmundjet nga ndotja rriten me shpejtësi, veçanërisht sëmundjet malinje. Bimët aromatike dhe ato eterovajore, bimët medicinale, të cilat janë një pasuri e madhe në të katër anët e vendit, nga Çajupi në Jezercë dhe kufi me Plavën, por ato i rrëzoi përdhe droga.

Nuk e kam fjalën vetëm për plantacionet e kanabisit, por e kam fjalën narkoeuro. Ata nuk eksportojnë më. Me rënien 30 e sa përqind të euros, ata nuk kanë më asnjë fitim. Dhe qeveria në vend se të krijojë me urgjencë fondin e mbështetjes së këtyre eksporteve, të gjithë këtyre sipërmarrjeve që punësonin me mijëra banorë në zonat më të varfra, qeveria bën sehir dhe u jep akses trafikantëve për ndërtimin e kullave, për shndërrimin e parave të drogës në beton.

Pyjet, profesor Hasani e tha, në një vit 40 mijë hektarë nga zjarret. Morën 10 milionë, u abonuan në satelit se gjoja do shohim zjarret, se nuk i shihnin dot pa satelit. Po zjarret vitin që kaloi ishin më të egra se asnjëherë se nuk kishte mjete për shuarjen e tyre.

Pra, të themi të vërtetën, mjedisi, pyjet dhe kullotat përbëjnë një emergjencë kombëtare”, tha ai.



Ju sugjerojmë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Para
Elbasani fiton me përmbysje, Tirana shkon në fund

Elbasani fiton me përmbysje, Tirana shkon në fund

“S’mjaftuan shpullat, t’i ngjis buzët…”, e reja rrihet nga pronarja e qendrës estetike

“S’mjaftuan shpullat, t’i ngjis buzët…”, e reja rrihet nga pronarja e qendrës estetike

Ilaçi i hepatitit vetëm në një farmaci e me pagesë, Fondi: Do ju çojmë email

Ilaçi i hepatitit vetëm në një farmaci e me pagesë, Fondi: Do ju çojmë email
















TE FUNDIT

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

Auto-Skicë
21 Shtator, 2025

New York Times rekomandon filmin “Waterdrop” (Pikë Uji) të regjisorit Robert Budina duke e vendosur në listën prestigjioze të 5...

Lexo më shumë

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
21 Shtator, 2025

“Me mirënjohjen për mundësinë që i shërbeva vendit tim si diplomate, unë do të tërhiqem zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit...

Lexo më shumë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
21 Shtator, 2025

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, për një sërë akuzash që lidhen me ushtrim dhe shfrytëzim prostitucioni. Këto...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com