Binjakët e famshëm të Ronaldos, që u sollën në jetë nga nëna surragate, fshehin një mister të vërtetë.
Mateo dhe Eva, të cilët janë më të përfolurit që nga koha e Romulus dhe Remus. Ka pasur spekulime të panumërta rreth orientimit seksual të Ronaldos pikërisht për faktin se zgjodhi t’i bënte këto dy fëmijë me një nënë surrogate, pavarësisht lidhjeve të tij të panumërta me femra superseksi. Veçanërisht kur intriga e një lindjeje surrogate e rrethon edhe djalin e tij 7 vjeçar Cristiano Ronaldo Junior. Por sot duket se zbulohet e vërteta e këtyre lindjeve të pazakonta. Binjakët u ngjizën në një laborator dhe u lindën nga një mama surrogate, procedurë e cila u zhvillua në Kaliforni pasi në Portugali është e paligjshme. Pjesa më interesante është e Ronaldo mund të ketë zgjedhur një dhuruese veze për të qenë mamaja biologjike nga një katalog i mundshëm, në mënyrë që të lindë fëmijët perfekte. Dhe duke qenë se ka përsëritur faktin se mbetet ëndrra e tij që të jetë baba i një fëmije me “gjene futbollisti” duket se pikërisht kjo gjë është bërë. Mund të themi se fëmijët nuk janë ngjizur, por janë “gatuar” në laborator.