Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Misioni i BE-së i vlerëson si pozitive zgjedhjet në Kosovë, por me disa të meta

2025/02/11 at 5:35 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Misioni i BE-së i vlerëson si pozitive zgjedhjet në Kosovë, por me disa të meta

Misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian (BE) i ka vlerësuar zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë si pozitive dhe të qeta, por me disa të meta.


Gjuha negative dhe nxitëse e partisë në pushtet ndaj medias dhe gjyqësorit, ndërhyrja e Serbisë përmes trysnisë ndaj votuesve serbë të Kosovës, si dhe kritikat e një zyrtari amerikan ndaj kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës, ishin disa nga çështjet që u përmendën në konferencën për media të martën, në Prishtinë.

Nathalie Loiseau, shefe e misionit vëzhgues të BE-së në Kosovë, tha se gjetjet fillestare tregojnë se dita e zgjedhjeve ishte e qetë, votuesit kishin mundësi të votonin në kushte të mira, kurse fushata ishte mjaft konkurruese.

“Këto janë sinjale që qytetarët e Kosovës janë të përkushtuar ndaj demokracisë”, tha Loiseau.

Rreth 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë votuan më 9 shkurt, pa llogaritur votat nga jashtë dhe me kusht.

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurtit i fitoi 40.83 për qind e votave, duke lënë mbrapa partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (22.15%), Lidhja Demokratike e Kosovës (17.59%), Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma (7.47%), dhe Lista Serbe (4.43%).

Gjuha nxitëse dhe bojkotimi i mediave

Megjithatë, Loiseau tha se misioni ka vërejtur se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, përdori gjuhë negative ndaj medias dhe gjyqësorit gjatë fushatës zgjedhore që zgjati një muaj, nga 11 janari deri më 9 shkurt.


“Kjo u pasqyrua edhe në rrjetet sociale. Ne kemi vërejtur me brengosje gjuhën negative nga partia në pushtet kundër medias dhe gjyqësorit. Bojkotimi i mediumeve specifike dhe debateve ka kontribuuar në uljen e mundësisë për votuesit që të bëjnë zgjidhje më të mira”, tha ajo.

Në fillim të janarit, organizata joqeveritare ndërkombëtare e vendore i bënë thirrje LVV-së që të hiqte dorë nga bojkotimi i disa mediave të caktuara.

LVV-ja kishte thënë se nuk po bojkotonte mediat, por po “përjashtonte” tri kanale specifike dhe se një vendim i tillë “nuk cenonte peizazhin e pasur dhe të larmishëm mediatik të Kosovës”.

Ajo nuk përmendi emra, por në reagimet e mëhershme të organizatave mediatike thuhej se bëhej fjalë për disa nga televizionet e mëdha në vend, sikurse Klan Kosova, TV Dukagjini dhe T7.


Loiseau shtoi se polarizimi dhe ndarjet e thella ishin të dukshme në retorikën e fushatës nga partitë politike.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa shqiptoi dënime prej mijëra eurove ndaj partive të ndryshme politike në vend përgjatë gjithë fushatës zgjedhore, për shkak të gjuhës së tyre nxitëse.

Ndërhyrja e Serbië përmes Listës Serbe

Shefja e misionit të BE-së theksoi se numri i partive politike serbe që morën pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit ishte hap pozitiv, por shtoi se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhje duke e mbështetur vetëm Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë që rëndomë ka gëzuar mbështetjen e Beogradit zyrtar.

“Shumë bashkëbisedues raportuan për presion nga anëtarët e Listës Serbe mbi votuesit dhe kishte ndërhyrje të vazhdueshme dhe të përsëritshme nga Serbia”, tha ajo.


Disa ditë para ditës së zgjedhjeve, një kandidat serb për deputet tha për Radion Evropa e Lirë se humbi punën pasi doli kundër Listës Serbe.

Ai tha se një anëtar i autoritetit të përkohshëm komunal në Skenderaj, Nebojsha S. Tomasheviq, i ka thënë më 27 janar se “do të sigurohet që ai të mos marrë më asnjë rrogë nga buxheti i Serbisë, sepse është tradhtar”.

Marta Temido, shefe e delegacionit të anëtarëve të Parlamentit të Evropian, tha gjatë konferencës të hënën se autoritetet serbe ndërhynë duke mbështetur Listën Serbe.

“Ne e kuptojmë se autoritetet e Serbisë kanë ndërhyrë seriozisht duke mbështetur një nga gjashtë partitë serbe. Bashkëbiseduesit tanë kanë raportuar se ka pasur presion mbi votuesit serbë. Mungesa e pluralizmit të mirëfilltë politik në komunitetin serb nuk është e shëndoshë”, tha Temido.


Sipas rezultateve preliminare, Lista Serbe i ka fituar 9 nga 10 vendet e rezervuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit e ka siguruar vendin e mbetur.

Subjektet tjera politike nga komuniteti serb nuk arritën të hyjnë në Kuvendin e Kosovës.

Kritikat e Grenellit

Loiseau gjithashtu i përmendi në raportin preliminar edhe kritikat që dërguari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, ia bëri kryeministrit Kurti gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë.

“Në fushatë ishim gjithashtu dëshmitar të ndërhyrjes së të dërguarit të SHBA-së për misione speciale, Richard Grenell, në mediat sociale, ku ai kritikoi kryeministrin Kurti. Kjo mund të përshkruhet si diçka jodiplomatike”, tha ajo.

Në një shkrim në X më 3 shkurt, Richard Grenell tha se Shteteve të Bashkuara u duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit Kurti, sipas tij, nuk ishte e tillë.


Kabineti i Kurtit nuk i është përgjigjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë, në lidhje me këto komente, por duke folur për një medium në Kosovë, Istogu Channel, ai ka përsëritur se marrëdhëniet me SHBA-në janë në nivelin më të mirë – në çka ka reaguar sërish Grenell, duke thënë se ato në fakt nuk kanë qenë kurrë në pikë më të ulët.

Loiseau foli edhe për disa gjetje të tjera në raportin preliminar, si telashet me të cilat u përball Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë numërimit të votave të partive, kur softueri i saj binte vazhdimisht.

Ajo tha se raportin përfundimtar misioni i bllokut do ta publikojë pas rreth dy muajve, i cili do të përfshijë një analizë dhe rekomandime./REL



Ju sugjerojmë

Në Yzberisht votohet ndryshe, kontinierët kthehen në qendra votimi
Kryesore

Në Yzberisht votohet ndryshe, kontinierët kthehen në qendra votimi

11 Maj, 2025 3:13 pm
Veliaj: Shpërblime për fundvit për mbi 4 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse
Kryesore

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit

11 Maj, 2025 2:56 pm
Voton kreu i KQZ, Celibashi për mediat: Kush shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi
Kryesore

Voton kreu i KQZ, Celibashi për mediat: Kush shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi

11 Maj, 2025 2:51 pm
Tiranë, fotografuan votën, në pranga 3 persona / Njëri e publikoi në rrjetet sociale
Aktualitet

Tiranë, fotografuan votën, në pranga 3 persona / Njëri e publikoi në rrjetet sociale

11 Maj, 2025 2:49 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Kryesore

KQZ publikon shifrat, ja sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00

11 Maj, 2025 2:40 pm
Balluku voton në Fier: I bëj thirrje shqiptarëve, mos ta çojnë votën dëm!
Kryesore

Balluku voton në Fier: I bëj thirrje shqiptarëve, mos ta çojnë votën dëm!

11 Maj, 2025 2:25 pm
“Ah sa e bukur, të votosh duke nusëruar!”/ Rama: Gjest emocionues dhe qytetar
Kryesore

“Ah sa e bukur, të votosh duke nusëruar!”/ Rama: Gjest emocionues dhe qytetar

11 Maj, 2025 2:25 pm
Tensionet në Vorë/Celibashi-përfaqësuesve politikë: Sa më larg qendrave të votimit
Kryesore

Tensionet në Vorë/Celibashi-përfaqësuesve politikë: Sa më larg qendrave të votimit

11 Maj, 2025 2:06 pm
 “Nga komanda e përgjithshme”/Rama-qytetarëve: Votoni, detyrë qytetare e patriotike!
Kryesore

 “Nga komanda e përgjithshme”/Rama-qytetarëve: Votoni, detyrë qytetare e patriotike!

11 Maj, 2025 1:59 pm
Pogradec/Goditi komisionerin e PS, në pranga simpatizanti i PD, nipërit i dhunuan…
Aktualitet

Pogradec/Goditi komisionerin e PS, në pranga simpatizanti i PD, nipërit i dhunuan…

11 Maj, 2025 1:54 pm
Para
Ndryshon rregulli për gjuajtjen e penalltive?

Ndryshon rregulli për gjuajtjen e penalltive?

Hapat e Trumpit për t’ia ndalur Kinës naftën iraniane

Hapat e Trumpit për t'ia ndalur Kinës naftën iraniane

VIDEO/ Arrestimi i Veliajt, Rama shkon përsëri në bashkinë e Tiranës

VIDEO/ Arrestimi i Veliajt, Rama shkon përsëri në bashkinë e Tiranës
















TE FUNDIT

Në Yzberisht votohet ndryshe, kontinierët kthehen në qendra votimi

Në Yzberisht votohet ndryshe, kontinierët kthehen në qendra votimi
11 Maj, 2025

Në zonën e Yzberishtit, në Tiranë janë vendosur 23 kontinierë. Gazetarja e tvklan, Erikleda Dorezi në një raportim bënë me...

Lexo më shumë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit

Veliaj: Shpërblime për fundvit për mbi 4 mijë punonjës të shërbimeve mbështetëse
11 Maj, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar sot të drejtën e votës në ambientet e paraburgimit të Durrësit....

Lexo më shumë

Voton kreu i KQZ, Celibashi për mediat: Kush shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi

Voton kreu i KQZ, Celibashi për mediat: Kush shkel ligjin do të mbajë përgjegjësi
11 Maj, 2025

Kreu i komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka votuar mesditën e sotme në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në kryeqytet....

Lexo më shumë

Tiranë, fotografuan votën, në pranga 3 persona / Njëri e publikoi në rrjetet sociale

Tiranë, fotografuan votën, në pranga 3 persona / Njëri e publikoi në rrjetet sociale
11 Maj, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, të cilët fotografuan votën e tyre. Është bërë arrestimi në flagrancë i këtyre...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com