Në Shtet e Bashkuara një hapësirë e e posaçme i është kushtuar viktimave të koronavirusit. Të afërm të tyre dërgojnë një histori të shkurtër për personat që kanë humbur betejën me Covid-19.
Mes tyre është edhe një grua 72-vjeçare shqiptare, emigrante në Nju Jork, historinë e së cilës e ka rrëfyer në CNN e bija e saj.
Nagjija Gjidija dhe bashkëshorti u larguan nga Ballkani në vitet 1970 dhe emigruan në Shtetet e Bashkuara.
Vajza e tyre, Liria, thotë se ata “mishëruan ëndrrën amerikane”. Çifti Gjidija pati 4 fëmijë, ndërsa nëntorin e vitit të kaluar shënuan edhe 55-vjetorin e martesës.
Liria ka rrëfyer për CNN se nëna e saj Nagjija Gjidija, 72 vjeçe, ndërroi jetë më 1 prill nga një arrest kardiak pasi u diagnostikua me koronavirus.
“Ne ishim drita e jetës së saj, siç ishte ajo drita e jetëve tona. Por ajo nuk donte askënd tjetër më shumë se tim atë”, tregon Liria. “Nuk kalonin kurrë asnjë ditë larg njëri-tjetrit”. /Opinion.al