Këngëtarja Miriam Cani ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan. Cani rrëfeu projektet e reja në muzikë teksa shtoi se prioriteti i saj do të jetë gjithnjë vajza e tyre, Ameli.
Pas një shkëputje prej rreth 2 vitesh këngëtarja tha se më 15 Nëntor do të linçojë klipin më të ri, ndërkohë që shtoi se nuk bën kompromise me asgjë për të arritur sukses.
“Unë dhe Albani kemi mbi 10 vite bashkë. Për çdo projekt ne konsultohemi me njëri-tjetrin. Pas çdo projekti timin di që qëndroj unë dhe në fund të ditës mbetem vetvetja. Unë nuk bëj kompromis për sukses”, tha Cani.