Pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme me Ministren Lindita Nikolli, ku 24 vjeçarja Mirela Ruko i hodhi asaj salcë nga koka, ajo ka qënë e ftuara e parë në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv klan.
Veç të tjersha Mirela Ruko ka rrëfyer se Lëvizja ku ajo bën pjesë është e majtë, në një vend ku sipas saj nuk ka të majtë. Duke ju përgjigjur pyetjes së Arjan Canit ajo ka thënë se: “Ajo që po presim ne tani është reagimi i Ministres dhe doreheqja e saj”.
Më tej Ruko thotë se Levizja e saj kërkon anullimin e Ligjit për Universitetet. “Ne kemi kërkuar anullimin e ligjit, kemi bërë protesta, por jemi përballur me heshtjen e drejtuesve tane”, është shprehur Mirela.
JA VIDEO