Mirela Ruko, studentja që hodhi salcën në kokën e Ministres së Arsimit, Lindita Nikollës, ka dhënë detaje të reja për mënyrën se ishte organizuar ngjarje.
E ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ të Arjan Çanit, Ruko tha se në momentin që ka hedhur salcë aty kanë ardhur gardistët që kanë fshirë pamjet, por që nuk ja dolën pasi video që u publikua në rrjetet sovciale ishte derguar edhe tek persoan te tjerë.
“Kemi qenë rreth 10 veta nga lëvizja “Lëvizja për Universitetin”. Nuk e dinim nëse ministrja e Arsimit do të vinte. Se kishim kohë që e ndiqnin. Kur erdhi ne treguam aktin tonë për të gjitha vendimet që ajo ka marrë. Rëndësi ka që ministren e kemi skuqur dhe e kemi turpëruar”, u shpreh Ruko.