Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mirditë/ U gjetën listë me emra votuesish në makinat e tyre, arrestohen dy persona

2025/05/11 at 9:15 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mirditë/ U gjetën listë me emra votuesish në makinat e tyre, arrestohen dy persona

Dy persona në Mirditë janë vënë në pranga pasi i bllokuan rrugën një makine me pretendimin se drejtuesi dhe pasagjeri i saj po ushtronin veprimtari të blerjes së votave.

Gazetari Martin Marku raporton se në pranga kanë rënë shtetasit Landi Ndoja dhe Amarildo Jushi, tw cilët i prenë rrugën automjetit në fjalë, por në makinën e tyre u gjetën nga uniformat blu lista emërore, të dyshuara si listë zgjedhësish.

Ndoja u arrestua për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Jushi u arrestua për veprat penale “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-L. N., 45 vjeç, banues në Mirditë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”

-A. J., 25 vjeç, banues në Mirditë, për veprat penale “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 10.05.2025, rreth orës 20:20, këta shtetas me dy automjetet e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit që drejtohej nga shtetasi R. K., 46 vjeç (drejtues automjeti) dhe A. D. (pasagjer), të dy banues në Rrëshen, me pretendimin se këta shtetas po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave. Shërbimet e Policisë, menjeherë pas marrjes së njoftimit për bllokimin e rrugës në lagjen “Donaj” në Rrëshen dhe konfliktin verbal mes këtyre shtetasve, kanë ndërhyrë, duke shoqëruar palët në Komisariat dhe kanë kryer veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë. Në vijim të veprimeve të kryera, pas kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, konkretisht në automjetet e shtetasve L. N. dhe A. J., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lista me të dhëna personash (të dyshuara si lista zgjedhësish), ndërsa në automjetin e shtetasit R. K. nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.

Gjithashtu, po në vijim të veprimeve pas kryerjes së testit të alkoolit të tre drejtuesve të automjeteve rezultoi se shtetasi L.N., drejtonte automjetin në gjendje të dehur, ndrësa dy drejtuesit e automjeteve të tjera rezultuan se nuk kishin konsumuar alkool. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.”, njofton Policia e Mirditës. TV KLAN

Ju sugjerojmë

Durrës/ 29-vjeçari theu arrestin dhe grabiste lokale me dy bashkëpunëtorë
Kronikë

Durrës/ 29-vjeçari theu arrestin dhe grabiste lokale me dy bashkëpunëtorë

24 Nëntor, 2025 11:21 am
Pas përmbytjeve nis tërheqja e ujit, si paraqitet situata në Kukës dhe Fier
Aktualitet

Pas përmbytjeve nis tërheqja e ujit, si paraqitet situata në Kukës dhe Fier

24 Nëntor, 2025 11:16 am
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Plani i Trump, SHBA: Është “përditësuar” për ta mbrojtur plotësisht Ukrainën

24 Nëntor, 2025 11:13 am
Auto-Skicë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Kamzë, identifikohet autori

24 Nëntor, 2025 9:30 am
Greva tre-ditore paralizon Belgjikën/ Anulohen fluturimet, mbyllen edhe shkollat
Bota

Greva tre-ditore paralizon Belgjikën/ Anulohen fluturimet, mbyllen edhe shkollat

24 Nëntor, 2025 9:26 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 24 nëntor 2025

24 Nëntor, 2025 8:24 am
Auto-Skicë
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

24 Nëntor, 2025 8:23 am
Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan
Bota

Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan

23 Nëntor, 2025 9:03 pm
Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona
Bota

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona

23 Nëntor, 2025 7:16 pm
Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
Kronikë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

23 Nëntor, 2025 1:35 pm
Para
Ervin Salianji voton nga burgu: Në Europë ka demokraci, në Shqipëri autokraci

Ervin Salianji voton nga burgu: Në Europë ka demokraci, në Shqipëri autokraci

Zgjedhjet/ Kryemadhi: Të votojmë që të shpëtojmë demokracinë e brishtë

Zgjedhjet/ Kryemadhi: Të votojmë që të shpëtojmë demokracinë e brishtë

Nis me një orë vonesë procesi i votimit në dy qendra në Korçë

Nis me një orë vonesë procesi i votimit në dy qendra në Korçë

TE FUNDIT

Durrës/ 29-vjeçari theu arrestin dhe grabiste lokale me dy bashkëpunëtorë

Durrës/ 29-vjeçari theu arrestin dhe grabiste lokale me dy bashkëpunëtorë
24 Nëntor, 2025

Një 29-vjeçar që duhej të ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ka rezultuar autor i disa vjedhjeve në...

Lexo më shumë

Pas përmbytjeve nis tërheqja e ujit, si paraqitet situata në Kukës dhe Fier

Pas përmbytjeve nis tërheqja e ujit, si paraqitet situata në Kukës dhe Fier
24 Nëntor, 2025

Vendi u përball me përmbytje gjatë javës së kaluar, teksa situata ka nisur të stabilizohet në disa qarqe. Situata e...

Lexo më shumë

Plani i Trump, SHBA: Është “përditësuar” për ta mbrojtur plotësisht Ukrainën

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
24 Nëntor, 2025

Shtëpia e Bardhë ka thënë se bisedimet në Gjenevë me Kievin shënuan “përparim domethënës” drejt përfundimit të luftës në Ukrainë...

Lexo më shumë

Qëllohet me armë zjarri një person në Kamzë, identifikohet autori

Auto-Skicë
24 Nëntor, 2025

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes së Marilen Jatës, mbrëmjen e kaluar në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com