Në një dalje për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj u shpreh se në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar projekt-buxheti për vitin 2023.
Në fjalën e saj, Ibrahimaj tha se ky buxhet do të vijojë që të mbështesë energjinë elektrike, pra mosrritjen e çmimit për konsumatorët dhe bizneset e vogla dhe do të vijojë të mbështetsë kategoritë e shtresave në nevojë.
“Projektbuxheti do tu prezantohet në detaje në javët në vijim për çfarë parashikon. Ky buxhet do të vijojë që të mbështesë energjinë elektrike, pra mosrritjen e çmimit për energjinë elektrike që mos të preken konsumatorët dhe bizneset e vogla dhe do të vijojë të mbështetsë kategoritë e shtresave në nevojë.’- u shpreh Ibrahimaj.