Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miratohet me 47 vota pro dhe tre kundër statuti i ri i Akademisë së Shkencave. Ja çfarë përmban vendimi 

2024/01/10 at 12:28 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Miratohet me 47 vota pro dhe tre kundër statuti i ri i Akademisë së Shkencave. Ja çfarë përmban vendimi 

Asambleja e Akademisë së Shkencave, me vendimin qarkullues nr. 1  datë  9 janar 2024, ka miratuar statutin e ri të Akademisë, ku dhe janë përcaktuar mënyrat se si do të zgjidhen drejtuesit e instituteve. 

ASH ka miratuar ndryshimet e propozuara nga kryesia, në një kapitull të tërë që ka të bëjë me integrimin e Instituteve albanologjike në Akademinë e Shkencave pas Mbylljes së Akademisë Albanologjike, pavarësisht debateve dhe argumenteve kundër nga akademikët Aurela Anastasi, Beqir Meta dhe Artan Fuga 

Sipas vendimit të siguruar nga News 24, me pjesëmarrjen në votim të 51 anëtarëve (nga 45 gjithsej) me 47 vota pro, 3 kundra, 1 abstenim, miratoi gjithë përmbajtjen e Kreut VI, Shtesë në Statut,  hartuar nga Kryesia e ASHSH, për institutet e qendrat. 

Vendimi ngarkon kryesinë të ndjekë hartimin e projekt-rregulloreve të instituteve/qendrave të përhershme dhe të reflektojë në kreun-shtesë në Statut mendimet e vërejtjet e drejtuesve dhe këshillave shkencore të tyre si dhe të anëtarëve të Asamblesë, deri në muajin tetor 2024, për t’ia paraqitur për miratim përfundimtar asaj. 

Sipas statutit të propozuar, Zgjedhjet e drejtuesve të instituteve dhe të qendrave kërkimore- shkencore sipas këtij statuti bëhen në fund të vitit 2024. 

Këshillat shkencorë të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja dhe drejtorët caktohen nga Kryesia e AShSh-së. Anëtarët e zgjedhur të këshillave shkencorë të deritanishëm vazhdojnë të jenë anëtarë të këshillave shkencorë përkatës. 

“Drejtuesi i institutit / qendrës duhet të ketë të paktën kategorinë Mjeshtër kërkimesh. Ai zgjidhet / emërohet për një mandat 4-vjeçar, me të drejtë rizgjedhje ose riemërimi vetëm një herë. Drejtuesi i institutit është përfaqësuesi ligjor i tij dhe drejton këshillin shkencor” thuhet në statutin e ri. 

Po ashtu, zgjedhja e drejtorëve të instituteve bëhet me votim të drejtpërdrejtë e të fshehtë nga trupa zgjedhore e përbërë nga punonjësit kërkimorë- shkencorë e anëtarët e komisionit të përhershëm përkatës. 

5 Procedura me të hollësishme përcaktohen me nënakt të veçantë. Kandidati i zgjedhur emërohet nga Kryesia e ASHSH. Për qendrat, si rregull, drejtuesi zgjidhet nga Kryesia e ASHSH, me propozim të bordit shkencor të qendrës. Për rastin kur qendrat që kanë këshill shkencor të përbashkët me një institut/qendër tjetër, zgjedhja bëhet si për drejtuesit e instituteve. 

Këto pika janë kundërshtuar nga Beqir Meta dhe Aurela Anastasi. 

“Zgjedhja nga Kryesia e ASH përbën ndërhyrje, kontroll jo të nevojshëm dhe cenim të hapur të autonomisë së instituteve si dhe krijon premisa për cenim të lirisë akademike. Për zgjedhjen e Këshillave shkencore mendoj të ruhet praktika e deritanishme e zgjedhjes së tyre me votën e studiuesve të instituteve pasi është përvoja më e mirë, më e përparuar dhe më demokratike dhe ne nuk kemi arsye për t’u kthyer pas në këtë drejtim” shprehej Beqir Meta, sipas News24. 

Nga ana e saj Aurela Anastasi vërente ajo se statuti parashikon pjesëmarrjen e komisioneve të saj për zgjedhjen e drejtuesve, por a ka nevojë të vendosen kritere të tjera për mosndërhyrje në lirinë akademike? 

Dispozitat kalimtare meritojnë gjithashtu një vëmendje të veçantë pohonte ajo dhe duhet të rishikohen duke i dhënë peshë shqetësimit sa i takon zgjedhjeve të reja në fund të vitit 2024, pasi ky parashikim shkel parimin e mandatit të organeve ekzistuese. A ka një arsye objektive për këtë, pyeste Anastasi. 

Ju sugjerojmë

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

13 Qershor, 2025 10:21 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

13 Qershor, 2025 10:08 pm
30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
Aktualitet

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

13 Qershor, 2025 9:49 pm
I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
Aktualitet

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

13 Qershor, 2025 9:34 pm
Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!
Bota

Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!

13 Qershor, 2025 9:25 pm
Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore
Bota

Polonia: Një avion rus shkeli hapësirën tonë ajrore

13 Qershor, 2025 9:14 pm
Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv
Bota

Hakmerret Irani, qindra raketa në drejtim të Tel Aviv

13 Qershor, 2025 8:52 pm
Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan
Rajoni

Akt-akuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

13 Qershor, 2025 8:40 pm
Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ
Aktualitet

Qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ

13 Qershor, 2025 8:24 pm
Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Iranit

13 Qershor, 2025 8:03 pm
Para
Stuhi e fortë me borë dhe tornado godet SHBA, tre të vdekur

Stuhi e fortë me borë dhe tornado godet SHBA, tre të vdekur

Studimi: Uji në shishe përmban mesatarisht çerek milion copa nanoplastikë të padukshme! Mund të shkaktojnë kancer 

Studimi: Uji në shishe përmban mesatarisht çerek milion copa nanoplastikë të padukshme! Mund të shkaktojnë kancer 

“Sterilizimi”/SPAK merr në pyetje Ilir Rrapajn dhe Kodian Rjepajn 

“Sterilizimi”/SPAK merr në pyetje Ilir Rrapajn dhe Kodian Rjepajn 

TE FUNDIT

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
13 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar sërish kundër Iranit. Netanyahu theksoi se Izraeli ka nisur një nga operacionet më të...

Lexo më shumë

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
13 Qershor, 2025

Sipas mediave ndërkombëtare, Moska është gati të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit. Presidenti rus Vladimir...

Lexo më shumë

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” ndodhet në Luz të vogël të Kavajës, ku takoi zotin Vahid Lusha. Ai së bashku me 3 vëllezërit,...

Lexo më shumë

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
13 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” në Tv Klan ndodhet në qytetin e Kavajës, pasi kryefamiljari Ilir Halili ka mbetur me 6 fëmijët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com