Parlamenti ka miratuar me 139 vota pro në parim reformën në drejtësi, më e rëndësishmja e këtij 10-vjeçari.
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë votuar nen për nen draftin kushtetues.
Drafti i ri është prezantuar pasditen e sotme, propozim i ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin.
Mazhoranca dhe opozita u shprehën pro këtij propozimi.