Kuvendi ka miratuar mbreme me shumicë votash Buxhetin e 2016. Ndonëse edhe në këtë seancë të parafundit të 2015 diskutimet nuk munguan, ky pr.ligj mori 86 vota pro, duke u miratuar në tërësi, bashkë me paketën fiskale që e shoqëron atë.
Diskutimet nga opozita ishin të shumta, kryesisht me akuza ndaj qeverisë se ky është buxhet i varfërisë, i cili braktis ekonominë dhe nuk ka përfitime për qytetarët.
Ndërsa pr.ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar” është votuar pro amendamentit të shfaqur nga Perparim Spahiu, për mosrritjen e akcizes së birrës vendase. Fillimisht ishte parashikuar rritja 11% e akcizës së birrës vendase.
Projektligje të tjera që u miratuan gjatë kësaj seance:
– Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar” me 83 vota pro.
– Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, me “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar” me 81 vota pro.