Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi tha se deputetët që ndezin zjarr në Parlament do të përjashtohen me 60 ditë.
Në një prononcim për mediat, ai paralajmëroi “nëse 23 deputetë të opozitës ndezi zjarr do të përjashtohen të gjithë. Ne kemi pasur mbledhjen e Këshillit të Rregullores, nuk janë paraqitur për ta diskutuar.”
“Nuk asnjë shqetësim në lidhje me kushtuetshmërinë për ndryshimet që u morën sot. Nuk është normale dhe për mendimin tim, është vepër penal të ndezësh zjarr në sallën e Parlamentit, që është moment solem për ushtrimin e të drejtave të Parlamentit për të ushtruar sovranitetit që i ka deleguar populli.
Nëse 23 deputetë të opozitës ndezi zjarr do të përjashtohen të gjithë. Ne kemi pasur mbledhjen e Këshillit të Rregullores, nuk janë paraqitur për ta diskutuar. Ju e dini sa është përjashtimi në parlamentin italian 15 seanca.
Nuk do të pengojmë ngritjen e komisione parlamentare, ndaj paraqitëm edhe ndryshimet në rregullore. Kemi përshirë të gjitha çështjet që ka prekur Kushtetuesja”, tha Çuçi.