TIRANE- Duke folur në mbledhjen e grupit të PD, direkt pasi Qeveria kishte miratuar draftin për Byronë e Kombëtare të Hetimit, lideri demokrat Lulzim Basha tha se ky është vetëm një truk i Ramës.
“Kur Rama me Tahirin premtuan Byronë kishin projektuar veten e tyre në krye të kësaj byroje. Ata e flakën për muaj me radhë projektligjin. Sot para se të hyja në mbledhje mediat informuan se është miratuar në mbledhjen e qeverisë, një projekt për Byronë e Hetimit. Ky është një truk për të fituar kohë dhe për ti hedhur hi syve publikut dhe institucioneve ndërkombëtare”, tha Basha.