Ish-ëngjëlli i Victoria’s Secret, Miranda Kerr rrëfen se terapitë e ndryshme e kanë ndihmuar për të kaluar depresionin e pas ndarjes nga ylli i “Piratit të Karaibeve”.
“Pasi unë dhe Bloom u ndamë, isha shumë e trishtuar. Gati po provoja depresionin. Shpëtimi im ishte terapia e quajtur “Heart Chakra Essence”, ka thënë Kerr gjatë një interviste me Byrdie.
Çifti u nda në vitin 2014 dhe ato kanë një djalë së bashku, Flynn.
Kerr ka thënë se ajo tani është më e lumtur se kurrë me partnerin e saj, themeluesin e Snapchat Evan Spiegel.