Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi pritet të aktivizojë ndaj Ukrainës ata futbollistë që nuk luajtën kundër Katarit.
Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri gjëtë një konferencë për shtyp në Itali, vend në të cilin Kombëtarja është akomkoduar këtë te enjte. Pas largimit nga Austria kuqezinjtë dhe do të luajë nesër në Bergamo ndeshjen e fundit miqësore ndaj Ukrainës dhe më pas do t’i drejtohen Francës për finalet e Europianit.
“Në ndeshjen ndaj Ukrainës do të ketë disa ndryshime dhe do të luajnë ata lojtarë që nuk ishin ndaj Katarit”,-tha trajneri.
Për sa i përket finaleve të Europianit, De Biazi u shpreh se ekipi “nuk duhet të humbi karakteristikat që e sollën në Francë”.
Tekniku cilësoi si ndeshjen më të rëndësishme takimin e parë me Zvicrën.
“Ndaj Zvicrës do të jetë një ndeshje e veçantë dhe sfida mes vëllezërve Xhaka do të jetë një sfidë brenda sfidës”,-tha ai.