Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Mësohet se Manastirliu ka shkuar në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni mbi çështjen e sterilizimit në kohën kur ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Sipas Report.tv mësohet se Manastirliu ka qëndruar brenda ambienteve të SPAK për 2 orë e 15 minuta.