Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministrja Gjermeni shpërdoroi 517.000 euro për konferenca e spote?!

2016/01/09 at 1:10 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministrja Gjermeni shpërdoroi 517.000 euro për konferenca e spote?!

Portali #Hashtag Albania ka denoncuar ato që i  quan dy kalime të dyshimta fondesh të Ministrisë së Zhvillimit Urban të konsumuara në fundin e muajit Dhjetor 2015. Këto të dhëna, zbulohen sipas portalit, në Transaksionet e thesarit të shtetit (SpendingData.al).

Më datën 18 Dhjetor, ministria e znj.Gjermeni, nëpërmjet agjencisë AKPT, i ka kaluar një kompanie të quajtur “Kube Studios” shumën e 11 milionë e 207 mijë lekëve.

Ndërsa natën e vitit të ri, më 31 Dhjetor në thesar AKPT-ja ka kaluar për të njëjtën kompani shumën e 60 milionë e 379 mijë lekëve.

Në total një shifër prej afro 71 milionë e 580 mijë lekësh, ose një shifër afro 517 mijë eurosh.

Këto kalime fondesh nuk rezultojnë të publikuara në buletinët zyrtarë elektronikë të Agjencisë së Prokurimit Publik.

Por në përshkrimin e bërë në thesar, ministria e znj.Gjermeni i justifikon kalimin e këtyre fondeve, me“realizimin e spoteve publicitare për prezantimin e planit kombëtar të territorit”.

Kompania “Kube Studios” që e përfitoi këtë fond të majmë në vigjiljen e vitit të ri, rezulton një kompani e specializuar në realizimin e spoteve dhe eventeve.

Kjo kompani është e gjitha në pronësi të z.Efort Kuke, i biri i artistëve të njohur Pali dhe Zerina Kuke.

HashtagAL, pas një kërkimi në lidhje me produksionet e realizuara deri tani, zbuloi se shuma e majme prej 517 mijë eurosh, është dhënë për të realizuar gjithsej 5 konferenca nëpër qytete, ku pjesëmarrës ka qenë dhe kryeministri, dhe afro 20 klipe, me një kohëzgjatje maksimale prej 20 sekondash secila.

FAKSIMILE-TRANSAKSIONI-THSAR

Kaq është produkti i deritanishëm i 517 mijë eurove.

Por për të patur një ide më të mirë me shifrat, #Hashtag  jep disa të dhëna që u referuan nga ekspertë të fushës së produksionit.

Sot në Shqipëri, një klip muzikor i cilësisë më të lartë për njësi, kushton maksimumi 5 mijë euro, një klip i tillë ka kohëzgjatje maksimale 5 minuta.

Ndërsa 20 klipet e porositura nga ministria kanë kohëzgjatje totale 10 minuta. Që si rregull sot në treg 10 minuta produksion i cilësisë maksimale për njësi, kushtojnë jo më shumë se 15 mijë euro.

Instalimi i mjeteve në konferenca përfshirë me gjithë të drejtën e transmetimit në televizione nuk e kalon asnjëherë shifrën e 80 mijë eurove sipas ekspertëve.

Që do të thotë se produkti i realizuar deri tani nga ky projekt i ministrisë së znj.Gjermeni ka një kosto që në asnjë rast nuk mund të kalojë shumën e 150 mijë eurove. Por janë dhënë 517 mijë euro ama.

Qendra Kombëtare e Kinematografisë, ka një buxhet vjetor prej afro 70 milionë  lekësh, pra afro 500 mijë  eurosh. Buxhet për tërë vitin. Dhe buxhet që shërben për prodhimin e filmave dhe dokumentarëve dhe jo thjesht spote nga 20 sekonda.

Në këto kushte bëhet e qartë se nëpërmjet promovimit të planeve të reja territoriale, ministria e Zhvillimit Urban, ka akorduar fonde tepër të dyshimta për prodhimin e spoteve, me buxhete stratosferike të paimagjinueshme e për më tepër që procesi i kontraktimit nuk rezulton i publikuar elektronikisht në regjistrin e tenderëve publikë.

Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Babai vari veten, nuk mundi të paguante 500 leke në muaj energji: Ja historia e trishtë e tre jetimëve

Babai vari veten, nuk mundi të paguante 500 leke në muaj energji: Ja historia e trishtë e tre jetimëve

Dorina Mema, modelja seksi e palestrës, një besimtare e devotshme myslimane

Dorina Mema, modelja seksi e palestrës, një besimtare e devotshme myslimane

Denoncimi i “Stop”, Nikolla pushon mësuesen: Nuk toleroj dhunën

Ekskluzive-Denoncimi i STOP/ Mësuesja rreh nxënësin, shokët e nxënësit e quajnë prostitutë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com