Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, thotë se rebelimi i Wagnerit gjatë fundjavës tregoi se “Putini po shkatërron vendin e tij”.
“Situata e fundjavës së kaluar përsëri e bën të qartë pikën që unë gjithashtu e thashë në fillim të kësaj lufte. Agresioni rus nuk është vetëm një sulm kundër Ukrainës dhe rendit dhe paqes në Europë, por se presidenti rus Putin po shkatërron edhe vendin e tij me këtë luftë”, është shprehur ajo./Opinion.al