Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministrja gjermane e shtetit për Europën: Dodik i izoluar dhe i rrezikshëm

2025/04/10 at 10:00 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministrja gjermane e shtetit për Europën: Dodik i izoluar dhe i rrezikshëm

Gjatë një vizite zyrtare në fillim të prillit në njësinë autonome serbe të Bosnjë-Hercegovinës, Republika Srpska, Anna Lührmann (Të Gjelbrit), ministre shteti për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane, u përball me kërcënime serioze nga përfaqësues të presidentit nacionalist Milorad Dodik.

Fillimisht iu ndalua në mënyrë joformale e drejta për të hyrë sërish në territorin e Republika Srpskas, më pas u kërcënua se nuk mund t’i garantohej siguria dhe në fund, autoritetet kërcënuan me përdorim force nëse ajo nuk largohej menjëherë.

“Na u tha se duhet të largoheshim menjëherë, përndryshe do të përdorej dhuna,” tha Lührmann në një intervistë zhvilluar për Deutsche Welle-n nga korrespondentja, Tina Gerhäusser.

Vizita ishte pjesë e një turneu diplomatik për të mbështetur perspektivën e anëtarësimit të Bosnjë-Hercegovinës në Bashkimin Evropian.

Sinjal për Brukselin dhe Berlinin

Lührmann e cilësoi incidentin si një sulm ndaj vlerave evropiane: “Të trajtosh në këtë mënyrë një përfaqësuese të një vendi partner si Gjermania është shenjë dobësie,” tha ajo. Ajo shtoi se kishte marrë shumë mesazhe solidariteti, përfshirë nga qytetarë të Banja Lukës, që e kishin distancuar veten nga veprimet e Dodikut. “Kjo nuk është Bosnja e vërtetë,” i kishin shkruar disa.

Dodik i izoluar dhe provokues

Sipas Lührmann, Dodik po bllokon reformën dhe po e çon vendin drejt izolimit. Kundër tij ekziston një urdhër arresti nga autoritetet e Bosnjës, për shkak të refuzimit për të dalë në seanca dëgjimore mbi veprimet e tij për ndarjen e territorit dhe ndryshimin e kushtetutës. “Presim që autoritetet vendore të veprojnë. EUFOR nuk është përgjegjëse për këtë sipas mandatit të tij”, tha ministrja.

Asnjë mundësi për bashkim me Serbinë

Lührmann përjashtoi kategorikisht mundësinë që Republika Srpska të bashkohet me Serbinë: “Do të ishte në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit, me kushtetutën dhe me vullnetin e shumicës së qytetarëve. Edhe në parlamentin e tij nuk ka shumicë për këto plane.”

Gjermania mbështet rrugën drejt BE-së

Ministrja nënvizoi se Gjermania është përkrahëse e fuqishme e Bosnjë-Hercegovinës: “E kemi ndihmuar vendin të marrë statusin kandidat për BE. Kemi përgatitur një paketë të madhe financiare në kuadër të planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor.” Por, theksoi ajo, bllokimet nga Dodik e pengojnë vendin të ecë përpara.

Kthimi në Banja Luka? Po!

E pyetur nëse do të kthehej sërish në Republika Srpska, pavarësisht se është shpallur persona “non grata” nga Dodik, Lührmann u përgjigj: “Po, sepse ky vendim nuk i takon Dodikut. Ai nuk ka të drejtë të përcaktojë kush hyn në Bosnje-Hercegovinë. Unë dua të kthehem, të takoj njerëzit, të dëgjoj dhe të tregoj se Gjermania është në krah të tyre.”/DW

Ju sugjerojmë

Aktivistja për mjedisin që ndoti kanalin e Venecias, nën hetim Greta Thunberg
Bota

Aktivistja për mjedisin që ndoti kanalin e Venecias, nën hetim Greta Thunberg

26 Nëntor, 2025 5:20 pm
SPAK dërgon në KLP emrin e Joni Ketës si drejtues të ri të Byrosë së Hetimit
Aktualitet

SPAK dërgon në KLP emrin e Joni Ketës si drejtues të ri të Byrosë së Hetimit

26 Nëntor, 2025 4:29 pm
Ndoqi me sharrë elektrike oficerin në Britani, arrestohet 32-vjeçari shqiptar
Kronikë

Ndoqi me sharrë elektrike oficerin në Britani, arrestohet 32-vjeçari shqiptar

26 Nëntor, 2025 4:25 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, disa të plagosur

26 Nëntor, 2025 4:24 pm
Moti i keq në Kukës/ Rënie gurësh dhe inertesh në disa rrugë në të gjithë qarkun
Aktualitet

Moti i keq në Kukës/ Rënie gurësh dhe inertesh në disa rrugë në të gjithë qarkun

26 Nëntor, 2025 3:24 pm
I mituri u plagos me thikë pranë zemrës, mjeku: Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë
Aktualitet

I mituri u plagos me thikë pranë zemrës, mjeku: Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

26 Nëntor, 2025 3:10 pm
Apeli i Posaçëm lë në qeli ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka
Kronikë

Apeli i Posaçëm lë në qeli ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka

26 Nëntor, 2025 2:41 pm
Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK dërgon për gjykim Behar e Safet Bajrin dhe…
Kronikë

Vrasja e Fatbardh Licit, SPAK dërgon për gjykim Behar e Safet Bajrin dhe…

26 Nëntor, 2025 2:30 pm
Hungaria do të furnizojë Serbinë me naftë
Rajoni

Hungaria do të furnizojë Serbinë me naftë

26 Nëntor, 2025 2:20 pm
Pistoletë, municion luftarak dhe drogë në Shkodër, arrestohet 40-vjeçari
Kronikë

Pistoletë, municion luftarak dhe drogë në Shkodër, arrestohet 40-vjeçari

26 Nëntor, 2025 2:16 pm
Para
Trump kërcënon sërish Iranin me përdorim të forcës ushtarake

Trump kërcënon sërish Iranin me përdorim të forcës ushtarake

Iu gjet pistoletë dhe fishekë kallashnikovi, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Iu gjet pistoletë dhe fishekë kallashnikovi, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Media britanike “Express”: Ishulli i Sazanit, një parajsë për adhuruesit e natyrës

Media britanike “Express”: Ishulli i Sazanit, një parajsë për adhuruesit e natyrës

TE FUNDIT

Aktivistja për mjedisin që ndoti kanalin e Venecias, nën hetim Greta Thunberg

Aktivistja për mjedisin që ndoti kanalin e Venecias, nën hetim Greta Thunberg
26 Nëntor, 2025

Greta Thunberg dhe 36 aktivistë të tjerë të “Extinction Rebellion” janë vënë në hetim nga Zyra e Prokurorit të Venecias...

Lexo më shumë

SPAK dërgon në KLP emrin e Joni Ketës si drejtues të ri të Byrosë së Hetimit

SPAK dërgon në KLP emrin e Joni Ketës si drejtues të ri të Byrosë së Hetimit
26 Nëntor, 2025

Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të...

Lexo më shumë

Ndoqi me sharrë elektrike oficerin në Britani, arrestohet 32-vjeçari shqiptar

Ndoqi me sharrë elektrike oficerin në Britani, arrestohet 32-vjeçari shqiptar
26 Nëntor, 2025

Një 32-vjeçar shqiptar, është dënuar në Britaninë e Madhe i akuzuar pë tentativë vrasje të një oficeri policie, të cilin...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, disa të plagosur

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
26 Nëntor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Levan-Tepelenë, ku si pasojë e përplasjes ka edhe disa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com