Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministrja gjermane: Ballkani i lënë pas dore, s’duhet t’i lihet influencës ruse

2022/03/10 at 1:44 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministrja gjermane: Ballkani i lënë pas dore, s’duhet t’i lihet influencës ruse

Gjatë vizitave në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe në Moldavi, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock do të shoqërohet nga i ngarkuari i posaçëm i qeverisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Përpara nisjes për në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe Moldavi, ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock deklaroi: “Sulmi rus ndaj Ukrainës është një pikë kthese, që tregon urgjentisht: Europa duhet të jetë e gatshme të investojë strategjikisht në sigurinë afatgjatë. Kjo vlen veçanërisht edhe për marrëdhëniet tona me vendet e Ballkanit Perëndimor. Paqja sot në Ballkanin Perëndimor ndoshta nuk është perfekte – por është e çmuar.

Ne duhet ta themi hapur, shumë nga këto vende vitet e fundit i kemi zhgënjyer dhe lënë pas dore. Në krahun e hapur depërtojnë aktorë si Rusia, që nuk kanë interes në një të ardhme europiane dhe nuk stepen për të nxitur sërish konfliktet e pazgjidhura. Unë udhëtoj sot në Ballkanin Perëndimor në radhë të parë për të dëgjuar se çfarë presin prej nesh sot njerëzit atje – por edhe për të bërë të qartë, se ky rajon në zemër të Europës nuk duhet t’i lihet influencës së Moskës.

Europa ka treguar ditët e fundit, se është e aftë për veprim dhe e vendosur, për t’iu kundërvënë veprimit agresiv të presidentit rus. Tani ne duhet të tregojmë, që me të njëjtën forcë veprimi jemi të gatshëm të angazhohemi me koncept dhe orientim nga e ardhmja në vendet e fqinjësisë europiane. Njerëzit në rajon na vlerësojnë ne, nëse fjalët tona pasohen nga veprat. Gjermania ka një interes fundamental në një Ballkan Perëndimor të stabilizuar politikisht dhe të prosperuar ekonomikisht, vendet e të cilit orientohen drejt Europës. Për këtë ne do të angazhohemi në bisedimet që kemi përpara, si edhe në investimet strategjike, para së gjithash edhe në energjitë e rigjenerueshme.

Prioritetit politik për Ballkanin Perëndimor ne duam t’i japim jetë. Ndaj qeveria federale ka vendosur funksionin e të dërguarit të posaçëm për këto vende. Gëzohem shumë, që këtë pozicion të rëndësishëm tani e mbulon Manuel Sarrazin. Unë e di, që zemra e tij rreh për shtetet e Ballkanit Perëndimordhe për të ardhmen europiane. Ai do të më shoqërojë në këtë udhëtim dhe këtej e tutje do të ruajë një linjë të drejtpërdrejtë intensive komunikimi të qeverisë federale me këto vende dhe shoqëritë e tyre.

Si vend fqinj me Ukrainën Moladiva i ndjen më fort pasojat e sulmit rus. Në udhëtimin tim në këtë rajon unë do të njihem direkt me situatën në vend, se si ne mund ta mbështesim në mënyrë më gjithëpërfshirëse qeverinë në këtë situatë të jashtëzakonshme. Ne nuk do të lejojmë që vala e konfliktit të shkaktuar nga Rusia të përfshijë edhe vende të tjera. Moldavia mund të mbështetet tek solidariteti gjerman dhe europian.”/DW

Ju sugjerojmë

Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut
Aktualitet

Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut

8 Janar, 2026 5:10 pm
Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi

8 Janar, 2026 5:08 pm
Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi
Aktualitet

Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

8 Janar, 2026 4:36 pm
Kosovë/I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 mln euro Byrosë të Sigurimit, 39 të arrestuar
Rajoni

Kosovë/I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 mln euro Byrosë të Sigurimit, 39 të arrestuar

8 Janar, 2026 4:33 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Begaj për përmbytjet: Banorët të ndjekin udhëzimet e strukturave për evakuimin

8 Janar, 2026 3:56 pm
Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët rinovojnë kontratat me FSHF
Sport

Silvinjo dhe zëvendëstrajnerët rinovojnë kontratat me FSHF

8 Janar, 2026 2:40 pm
Dimri mbërthen Europën: Kaos në trafik nga dëbora dhe ngricat
Bota

Dimri mbërthen Europën: Kaos në trafik nga dëbora dhe ngricat

8 Janar, 2026 2:26 pm
PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët
Aktualitet

PD kërkesë qeverisë: Shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore, kompensoni banorët

8 Janar, 2026 2:19 pm
Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje
Bota

Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje

8 Janar, 2026 2:17 pm
Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës
Aktualitet

Dëbora bllokon rrugën Librazhd-Peshkopi, asnjë masë për pastrimin e rrugës

8 Janar, 2026 1:46 pm
Para
SHBA vendos sisteme raketore në Poloni

SHBA vendos sisteme raketore në Poloni

Shehaj: Shumica nuk është me Bashën, ai duhet të largohet

Shehaj: Shumica nuk është me Bashën, ai duhet të largohet

Do largohej për bashkimin e demokratëve?Berisha: Unë pranoj vetëm votën e lirë

Do largohej për bashkimin e demokratëve?Berisha: Unë pranoj vetëm votën e lirë

TE FUNDIT

Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut

Pogradec/ Dëmtohet rruga nga reshjet e shiut
8 Janar, 2026

Moti i keq në Pogradec ka shkaktuar probleme të shumta, ku prurjet e lumit të Vërdovës kanë dëmtuar rrugën duke...

Lexo më shumë

Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi

Dëborë dhe ngrica në Qafën e Llogarasë, bllokohet qarkullimi
8 Janar, 2026

Qarkullimi i automjeteve në Qafën e Llogarasë është bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës dhe ngricave të krijuara në...

Lexo më shumë

Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi

Përmbytjet masive në Durrës, evakuohen 90 banorë nga Katundi i Ri dhe Sukthi
8 Janar, 2026

Rreth 90 banorë janë janë evakuar nga Katundi i Ri dhe Sukthi. Mësohet se personat e evakuar janë strehuar në...

Lexo më shumë

Kosovë/I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 mln euro Byrosë të Sigurimit, 39 të arrestuar

Kosovë/I shkaktuan dëm në vlerë prej 1 mln euro Byrosë të Sigurimit, 39 të arrestuar
8 Janar, 2026

Autoritetet kosovare kanë arrestuar 39 persona të enjten gjatë bastisjeve në të gjithë vendin si pjesë e një hetimi kundër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com