Mimi Kodheli drejton prej katër vitesh një nga Ministritë më të rëndësishme të vendit, siç është ajo e Mbrojtjes duke u shpallur kështu e para grua në historinë e Shqipërisë, që është në krye të një dikasteri mashkullor.
Por a e dini se çfarë makine nget ajo në jetën reale ?! Një prej automjeteve më të pëlqyera nga femrat, Fiat 500. E pyetur nga moderatorja Rudina Dembacaj, nëse e përdor helikopterin për punë private, Kodheli ka thënë gjatë programit “Mos i fol shoferit” se nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë.
“Unë nuk përdor makinën e punës për gjëra personale, por makinën time. Pra në një fare kuptimi jam takiste e vetes”, tha Kodheli duke e ftuar edhe moderatoren Dembacaj të bënte taksisten e saj.
“Mund të bëjë edhe une taksisten tënde, në rast se ti hipën në fiatin tim”, ka thënë duke qeshur Kodheli.