Ministrja britanike e Mbrojtjes, Penny Mordaunt ka sulmuar Shqipërinë dhe vende të tjera që aspirojnë të bëhen pjesë e BE-së, me logjikën se hyrja e vendit tonë në union do të rrezikojë sigurinë e Britanisë së Madhe.
“Një votë e çuar dëm në këtë referendum është një votë më shumë për të lejuar njerëzit nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia e Turqia që të lëvizin lirshëm këtu kur ata t’i bashkohen BE-së së shpejti. Në shumë prej këtyre vendeve, kriminaliteti është në nivele të larta, kanë probleme me bandat dhe grupet terroriste”, tha ministrja e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, e cila i përket konservatorëve britanikë.
Ajo shtoi nëse vende si Shqipëria, Turqia, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia nëse do të lejohen që të anëtarësohen në BE, Britania do të bëhet një vend më pak i sigurt, ndaj duhe të dalë nga Bashkimi Europian.