Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministria pretendon marrëveshjen: do ulen çmimet për biletat e avionëve 

2015/12/24 at 2:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministria pretendon marrëveshjen: do ulen çmimet për biletat e avionëve 

Sipas zyrtarëve shqiptarë është arritur marrëveshja me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit për t’i dhënë fund të drejtës ekskluzive të fluturimeve ndërkombëtare dhe për të ndërtuar aeroporte të reja që do të kenë fluturime më të lira.

Qeveria e qendrës së majtë drejtuar nga Edi Rama u zotua në fushatën zgjedhore të vitit 2013 të rikonsiderojë koncesionin me aksionarët e TIA dhe të liberalizojë tregun për të hapur rrugën e fluturimeve të lira. Nën një marrëveshje koncensionare të nënshkruar në tetor 2004, TIA ka të drejtën të menaxhojë aeroportin Nënë Tereza të Tiranës për 20 vjet me një monopol të të gjitha fluturimeve ndërkombëtare nga dhe për në Shqipëri.

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha në një takim të martën me operatorët turistikë se ata kishin rënë dakord me aksionarët e koncensionit të TIA që t’i jepnin fund monopolit mbi fluturimet ndërkombëtare dhe të hapnin rrugën për ndërtimin e aeroporteve të reja në Shqipërinë jugore që do të bëjnë fluturime më të lira.

“Ne kemi rënë dakord me aksionerët e TIA të liberalizojmë fluturimet ndërkombëtare dhe kemi oferta konkrete për të ndërtuar aeroporte që do të bëjnë fluturime të lira nga Vlora dhe Saranda,” tha Ahmetaj.

Ai shtoi se marrëveshja me TIA do të kalohet së shpejti nga qeveria dhe parlamenti, duke hapur rrugën për fluturime me taksa të ulëta që do t’i bëjnë biletat më të lira.

Disa ekspertë ekonomikë vunë re një mungesë transparence në marrëveshjen që ministri pretendon se ka arritur me koncensionarët e TIA, drejtuar nga kompania AviAlliance e Gjermanisë.

Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, tha për BIRN se qeveria ka detyrë t’i tregojë shqiptarëve rreth negociatave dhe kushteve të sakta.

“Nëse ministri pretendon se ka gjetur një marrëveshje për t’i dhënë fund ekskluzivitetit të TIA në fluturime ne duhet të dimë kushtet,” tha ai.

“Nuk ka kuptim që një kompani e huaj të heqë dorë nga të ardhurat e veta kaq lehtësisht. Shtetasit kanë të drejtë t’i dinë detajet e asaj që po ndodh,” shtoi Preçi.

Megjithatë Preçi thotë se marrëveshja e koncensionit me TIA konsiderohet si një nga më të mirat, meqënëse i ka dhënë aeroportit të Tiranës një pamje të re, shtetasit shqiptarë e paguan shtrenjtë atë përmes biletave të shtrenjta të fluturimit.

Ai tha se pavarësisht premtimeve, kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për të liruar tregjet shqiptare nga monopolet, dhe nuk ka arritur sukses në krijimin e konkurrencës së lirë dhe të drejtë./ BIRN

Ju sugjerojmë

Aksident në hyrje të Lezhës, taksisti përfundon te “Trauma”
Aktualitet

Aksident në hyrje të Lezhës, taksisti përfundon te “Trauma”

8 Korrik, 2025 8:35 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Aktualitet

Parashikimi i motit, 8 korrik 2025

8 Korrik, 2025 8:30 am
Afro pesë muaj në qeli, Gjykata e Lartë vendos sot për Veliajn
Aktualitet

Afro pesë muaj në qeli, Gjykata e Lartë vendos sot për Veliajn

8 Korrik, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 8 korrik 2025

8 Korrik, 2025 8:15 am
Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
Bota

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

7 Korrik, 2025 10:43 pm
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
Para
Burri seksi i Nora Istrefit

Burri seksi i Nora Istrefit

Historia e Krishtlindjeve, ja pse duhet pema dhe dhuratat në çdo shtëpi  

Historia e Krishtlindjeve, ja pse duhet pema dhe dhuratat në çdo shtëpi  

Ja pse nuk duhet të konsumoni pije me përmbajtje sheqeri

Ja pse nuk duhet të konsumoni pije me përmbajtje sheqeri

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Aksident në hyrje të Lezhës, taksisti përfundon te “Trauma”

Aksident në hyrje të Lezhës, taksisti përfundon te “Trauma”
8 Korrik, 2025

Një aksident është regjistruar pas mesnate në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, pranë kryqëzimit të parë në hyrje të qytetit të Lezhës....

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 8 korrik 2025

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
8 Korrik, 2025

Shqipëria ndodhet nën ndikimin e një vale të fuqishme të të nxehtit afrikan, e cila ka përfshirë të gjithë territorin...

Lexo më shumë

Afro pesë muaj në qeli, Gjykata e Lartë vendos sot për Veliajn

Afro pesë muaj në qeli, Gjykata e Lartë vendos sot për Veliajn
8 Korrik, 2025

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të dalë sot, 8 korrik, para Gjykatës së Lartë ku do të...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 8 korrik 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
8 Korrik, 2025

Dashi Kjo e martë do të reflektojë ndonjë problem të vogël në dashuri. Ndoshta po mendoni se dashuria, merr shumë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com