Ministria e Mjedisit thotë se është njohur me situatën në zonën e Zvercenit, ku ka një ndotje të madhe mjedisore.Saktësisht kjo ministri e quan “emergjence mjedisore”.
“ISHMP diten e djeshme ka marre masen e pezullimit te plote te aktivitetit te Portit privat Kompanise Petrolifera, si dhe masen administrative me gjobe, sipas parashikimit ne ligj”, thotë Ministria e Mjedisit permes nje njoftimi per mediat.
“Vazhdon inspektimi dhe ushtrimi i kontrollit ne vendngjarje dhe pergjegjesit do te perballen me masat me te ashprq qe ligji parashikon deri ne rehabilitimin e plote te demit mjedisor te shkaktuar”. Ministri Koka ka kërkuar edhe angazhimin e strukturave të tjera për kete emergjencë të ndotjes mjedisore”, vazhdon më tej njoftimi.