Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministria e Shëndetësisë: Nuk dimë nga se vdiq 7 vjeçarja, por apelon për vaksinën e gripit

2018/01/15 at 3:35 PM
në Aktualitet, Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Ministria e Shëndetësisë: Nuk dimë nga se vdiq 7 vjeçarja, por apelon për vaksinën e gripit

Një vajzë vetëm 7 vjeç ndërroi jetë në spitalin e Durrësit mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00. Deri sot në mesditë askush nuk është në gjendje të thotë se çfarë e shkaktoi vdekjen e të miturës. Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi apelon qytetarët të bëjnë vaksinën e gripit edhe pse nuk sqaron nëse ishte pikërisht gripi që shkaktoi mortalitetin.


Sakaq, ministria përpiqet të vërë në dukje faktin se mjekët punuan me përkushtim për ta mbajtur në jetë, ndërsa ekspertët po analizojnë nëse shkaku i vdekjes lidhet apo jo me gripin stinor.

A po qarkullon në vend një grip vdekjeprurës apo jo? Cili është lloji i gripit që kishte kapur 7-vjeçaren dhe komplikacionet që shkakton? A i është bërë autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes? Këto janë pyetjet e Opinion.al që Ministria e Shëndetësisë nuk mundi ti përgjigjet.

Sakaq në njoftim thuhet se “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar vaksinën falaspër disa kategori, si: fëmijët, të moshuarit me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, etj.”

Edhe pse jemi në mesin e Janarit, Ministria në fjalë nuk kishte bërë ndonjë fushatë ndërgjegjësuese për këtë çështje. Sot, pas vdekjes së të miturës, bëhet e ditur se “janë gjendje 9 000 mijë doza vaksine”.
Pikërisht sot njoftohet se “katër qendra shëndetësore në Tiranë do të kalojnë në shërbim 24 orësh, për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët do të mund ta marrin shërbimin ditën dhe natën pranë lagjeve të tyre, pa patur nevojë të shkojnë në spitale”.

/R.Dedaj-Opinion.al

Njoftimi i plotë për mediat i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpreh dhimbjen për fatkeqësinë e ndodhur në spitalin e Durrësit, ku një 7 vjeçare humbi jetën pasi u paraqit në gjendje të rëndë në spital. Ekipi i mjekëve me përkushtim e profesionalizëm bënë maksimumin për ta mbajtur fëmijën në jetë, ndërsa ekspertët po analizojnë nëse shkaku i vdekjes lidhet apo jo me gripin stinor.
Lidhur me situatën e gripit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndëmarrë Planin e masave për përballimin e qarkullimit të gripit në vend. Në të njëjtën kohë i bëjmë apel qytetarëve të mos neglizhojnë shenjat e gripit por të konsultohen me mjekun e familjes për të parandaluar komplikacionet.
Nga të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik, aktualisht vihet re një rritje e qarkullimit të gripit dhe virozave por nuk kemi situatë epidemie të gripit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale I bën thirrje qytetarëve të mos I neglizhojnë gjestet parandaluese, duke ndjekur disa këshilla të thjeshta po mjaft të vlefshme për një dimër pa viruse.

Për të gjithë kategoritë në rrezik për komplikacione, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar vaksinën FALAS për gripin stinor, duke filluar nga fëmijët, të moshuarit me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, etj.
Janë ende gjendje 9000 mijë doza vaksine FALAS, ndaj ftojmë popullatën në risk të vaksinohet.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të zgjerojë shërbimin në mënyrë që të përballohet fluksi I pritshëm në këtë periudhë.
Përveç spitaleve, katër qendra shëndetësore në Tiranë do të kalojnë në shërbim 24 orësh, për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët do të mund ta marrin shërbimin ditën dhe natën pranë lagjeve të tyre, pa patur nevojë të shkojnë në spitale.
Përkatësisht:
▫Qendra Shëndetësore nr 6 në Kombinat,
▫Qendra Shëndetësore nr 7 në Laprakë,
▫Qendra Shëndetësore nr 8 në zonën e ish-Bllokut,
▫Qendra Shëndetësore nr 10 në zonën e Oxhakut.

Etiketa: 7 vjecaregripimanastirlliuvdekje


Ju sugjerojmë

Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë
Aktualitet

Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë

5 Shkurt, 2026 9:46 am
Gjermania ka punëtorët më të moshuar në BE
Bota

Gjermania ka punëtorët më të moshuar në BE

5 Shkurt, 2026 9:27 am
Itali/ Humbin jetën 4 anëtarët të një familje shqiptare nga rrjedhja e gazit
Kronikë

Itali/ Humbin jetën 4 anëtarët të një familje shqiptare nga rrjedhja e gazit

5 Shkurt, 2026 9:24 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

5 Shkurt, 2026 9:22 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

5 Shkurt, 2026 9:20 am
“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
-U tha në Opinion

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

4 Shkurt, 2026 10:42 pm
Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
Aktualitet

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

4 Shkurt, 2026 9:39 pm
Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë
Aktualitet

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

4 Shkurt, 2026 6:53 pm
Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
Aktualitet

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

4 Shkurt, 2026 6:13 pm
E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok
Aktualitet

E bllokoi për një vit, qeveria hap rrjetin social Tik-Tok

4 Shkurt, 2026 3:33 pm
Para
I dënuari për vrasje vdes në spitalin e burgut, vuante nga një sëmundje e rëndë

Foto/ Dilara bëhet nënë, vjen në jetë vajza e saj

“Do doja që bashkëshorti të kishte pak hipokrizi”, gazetarja flet për jetën e saj personale

“Do doja që bashkëshorti të kishte pak hipokrizi”, gazetarja flet për jetën e saj personale

E gjeni dot kush është në foto? Sot është një këngëtare e njohur

E gjeni dot kush është në foto? Sot është një këngëtare e njohur
















TE FUNDIT

Zelensky: Që nga pushtimi rus janë vrarë 55 000 ushtarë ukrainas

Zelensky: Që nga pushtimi rus janë vrarë 55 000 ushtarë ukrainas
5 Shkurt, 2026

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se 55 000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga pushtimi rus gati katër vjet më...

Lexo më shumë

Tabaku në Konferencën e Sigurisë në SHBA: Ekonomia, çështje e sigurisë kombëtare

Tabaku në Konferencën e Sigurisë në SHBA: Ekonomia, çështje e sigurisë kombëtare
5 Shkurt, 2026

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë demokratë, morën pjesë në Konferencën e Sigurisë në Shtetet...

Lexo më shumë

BE: Sanksionet perëndimore po godasin fort ekonominë ruse

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
5 Shkurt, 2026

Sanksionet e vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë po kanë një “ndikim të ndjeshëm” në ekonominë ruse dhe mund ta çojnë...

Lexo më shumë

Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë

Vatikan/ Lutja e Ramës në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë: Mbroje Shqipërinë
5 Shkurt, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi një vizitë në Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë, Regina di Albania, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com