Rreth 300 njerëz u vranë dhe 800 u plagosën në Gaza në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë, tha ministria.
Për tetë ditë rresht Rripi i Gazës me popullsi të dendur i është nënshtruar sulmeve izraelite, duke lënë 2,329 njerëz të vrarë dhe 9,042 të plagosur, sipas shifrave të fundit nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza.
Izraeli nisi ofensivën hakmarrëse pas sulmeve terroriste të Hamasit të 7 tetorit që vranë 1300 njerëz.
Frika për civilët në Gaza tani po rritet pasi Izraeli thotë se po përgatitet për fazat e ardhshme të luftës së tij me Hamasin, duke përfshirë sulme të gjera dhe “operacione të rëndësishme tokësore”.