TIRANE- Urgjenca e Tiranës do të mbyllet. Lajmi është bërë i ditur nga mjekët të cilët thonë se vendimi u është komunikuar verbalisht. Sakaq për qytetarët nuk ka ende një sqarim nga Ministria e Shëndetësisë mbi këtë vendim. Urgjenca e Tiranës ndodhet në zonën e Tiranës së Re pas stadiumit Dinamo.