Pas tërmetit që lëkundi Shqipërinë ditën e shtunë, janë në vëzhgim mjekësor vetëm 10 persona, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë.
Në njoftim thuhet se 105 qytetarë të lënduar nga tërmeti kanë marrë shërbim mjekësor.
“Vijon gatishmëria e ekipeve mjekësore në Spitalin e Traumës, në QSUT dhe në Spitalin e Durrësit. Në këto spitale kanë marrë shërbim mjekësor 105 qytetarë të lënduar nga tërmeti, nga të cilët 74 qytetarë kanë marrë shërbim në Spitalin e Traumës, kryesisht me dëmtime të shkaktuara nga rrëzimet apo goditjet. Pjesa më e madhe e pacientëve kanë lënë spitalet dhe aktualisht janë 7 qytetarë që po marrin shërbim në Spitalin e Traumës dhe 3 qytetarë në Spitalin e Durrësit”, lexohet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. /Opinion.al