TIRANE- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për lajmin e publikuar në media se anija e rojes bregdetare greke ka hyrë në ujërat tona dhe ka kërcënuar peshkarexhën tonë.
“Nuk është e vertetë që ka pasur një incident. Roja bregdetare greke ka komunikuar në distancë me peshkarexhën tonë e cila ka qenë në vijën fundore të kufirit detar”. Anija greke i ka kërkuar kapitenit të anijes së peshkatarës të mos futet në ujërat greke”, deklaron Ministria e Mbrojtjes.
Sakaq mësohet se Policia e qarkut Vlorë ka nisur një hetim për këtë çështje.