Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri Vengu viziton Komandën e KFOR dhe kontingjentin e forcave shqiptare në Pejë

2024/08/31 at 8:14 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 1 min
A A
Ministri Vengu viziton Komandën e KFOR dhe kontingjentin e forcave shqiptare në Pejë

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka vizituar Komandën Qendrore të KFOR si dhe në Komandën e Zonës Perëndimore në Pejë gjatë vizitës që po zhvillon në Kosovë, ku takoi trupat shqiptare që shërbejnë përkrah vendeve aleate dhe partnere të NATO-s.

I shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj, ministri i Mbrojtjes u prit nga komandanti i KFOR gjeneralmajor Özkan Ulutaş me të cilin ndanë shqetësimin rreth kontekstit të brishtë të sigurisë, kryesisht në veri të Kosovës, duke kujtuar sulmet kriminale dhe terroriste ndaj trupave të KFOR si edhe atë në Banjskë, vitin e kaluar.

“Shqipëria mbështet pa asnjë lëkundje KFOR-in si të vetmen garanci për një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë”, u shpreh Vengu, duke falenderuar gjeneralmajor Ulutaş për vendosmërinë dhe maturinë në parandalimin e situatave kërcënuese.

Në bazën e KFOR në Pejë, delegacioni shqiptar u prit nga komandanti italian i bazës, koloneli Mundo, i cili e informoi ministrin Vengu për kontributin e trupave shqiptare, duke theksuar se angazhimi dhe profesionalizmi i tyre vlerësohet nga të gjithë shtetasit e Kosovës dhe veçanërisht nga minoritetet.

Në takimin me kontingjentin shqiptar, ministri Vengu falenderoi gratë dhe burrat e Forcave të Armatosura që shërbejnë në misionin e KFOR, i cili ka për qëllim sigurinë e të gjithë popullsisë dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Kontingjenti shqiptar në misionin e KFOR përbëhet nga 107 efektivë ne Komandën Rajonale Perëndimore në Pejë dhe 25 përfaqësues civilë dhe ushtarakë në Shtabin e KFOR në Film City, Prishtinë.

Ju sugjerojmë

Doganat shqiptare/ Balluku: Pjesë e rëndësishme drejt unionit doganor të BE-së
Aktualitet

Doganat shqiptare/ Balluku: Pjesë e rëndësishme drejt unionit doganor të BE-së

12 Qershor, 2025 11:04 am
Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit

12 Qershor, 2025 10:49 am
Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën
Bota

Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën

12 Qershor, 2025 10:42 am
Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës
Aktualitet

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës

12 Qershor, 2025 10:37 am
26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…
Rajoni

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…

12 Qershor, 2025 10:30 am
Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës
Aktualitet

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës

12 Qershor, 2025 10:18 am
Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind
Rajoni

Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind

12 Qershor, 2025 10:13 am
Nga lufta në paqe/ Sot 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë
Rajoni

Nga lufta në paqe/ Sot 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

12 Qershor, 2025 10:07 am
Nën “shtetrrethim” për natën e dytë Los Angeles/ Protesta dhe mbi 400 arrestime
Bota

Nën “shtetrrethim” për natën e dytë Los Angeles/ Protesta dhe mbi 400 arrestime

12 Qershor, 2025 10:05 am
Taksa mjetesh të papaguara nga 2012, nis verifikimi për 250 mijë debitorë
Aktualitet

Taksa mjetesh të papaguara nga 2012, nis verifikimi për 250 mijë debitorë

12 Qershor, 2025 9:52 am
Para
Mali i Zi, partitë pro-serbe në qeveri kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës

Mali i Zi, partitë pro-serbe në qeveri kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës

Lista Serbe: Ndërkombëtarët të veprojnë urgjentisht që të ndalen veprimet e njëanshme të Kurtit

Lista Serbe: Ndërkombëtarët të veprojnë urgjentisht që të ndalen veprimet e njëanshme të Kurtit

NATO kritikon Rusinë: Retorika bërthamore e rrezikshme dhe e papërgjegjshme

Mbyllja e pesë institucioneve paralele serbe në veri, NATO reagon ashpër: Do të mbrojmë të gjitha komunitetet në Kosovë

TE FUNDIT

Doganat shqiptare/ Balluku: Pjesë e rëndësishme drejt unionit doganor të BE-së

Doganat shqiptare/ Balluku: Pjesë e rëndësishme drejt unionit doganor të BE-së
12 Qershor, 2025

Zëvendëskryeministrja, Balluku ishte e pranishme sot në Konferencën e Nivelit të Lartë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit...

Lexo më shumë

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit
12 Qershor, 2025

Është caktuar nga Gjykata e Posaçme data 30 qershor ora 10.00 për të zhvilluar seancën e parë në themel për...

Lexo më shumë

Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën

Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën
12 Qershor, 2025

Irani dhe Shtetet e Bashkuara do ta zhvillojnë këtë të diel në Oman rundin e gjashtë të bisedimeve për programin...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës
12 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndodhet në Odesa të Ukrainës. Pas punimeve për samitin “Ukrainë–Europa Juglindore”, Spiropali mori pjesë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com