Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri teknik i Drejtësisë kundër Ramës: Drejtorët e Hipotekave s’mund të ikin me dorëheqje, do shkarkohen!

2017/08/04 at 12:08 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Debati PS-LSI/Ministri teknik i PD-së urdhëron hetimin për hipotekat

Drejtorët e Hipotekave që kanë shkelur ligjin do të hetohen dhe do të shkarkohen. Nuk do të lejohet largimi i tyre me një dorëheqje. Ky është urdhëri i fundit, i ministrit teknik të PD Gazment Bardhi. Ai ka dalë kundër ultimatumit të Ramës për dorëheqje të drejtorëve të Hipotekave. Për Ministrin e Drejtësisë, zyrtarët publikë që cenojnë interesin e qytetarëve shqiptar, apo që kryejnë shkelje të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve, deri në nivelin e talljes kolektive me to, nuk mund të largohen me akt dinjiteti, pra me dorëheqje. Sipas tij me aktin e dorëheqjes këta zyrtarë mund të kthehen sërish nesër në administratë, ndërsa nëse shkarkohen nga puna për shkelje, bëhet i pamundur rikthimi i tyre. 

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Drejtësisë

Ministri Gazment Bardhi urdhëron ZQRPP, që nën mbikëqyrjen e inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë, të ushtrojnë kontroll dhe inspektim të punës së Regjistruesve në 6 muajt e fundit, dhe të evidentojnë të gjitha shkeljet e kryera prej tyre.

Ministri Gazment Bardhi vlerëson se zyrtarët publikë që shkelin ligjin dhe të drejtat e qytetarëve, duhet të lagohen me masë disiplinore “shkarkim nga detyra” dhe jo me dorëheqje.

Bardhi, është njohur sot me kërkesën për dorëheqje të Regjistruesve të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Tiranës, Vlorës, Kukës, Dibër, Elbasan, Tropojë, Has, Mat, Kuçovë, Bulqizë, Lezhë, Kurbin, etj.

Duke vlerësuar se dorëheqjet vijnë në vijim të konstatimit publik të Kryeministrit të Shqipërisë, se këta funksionarë publikë kanë shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e qytetarëve, duke konsumuar një tallje kolektive dhe individuale me njërëzit, Ministri i Drejtësisë ka marrë një vendim të ndërmjetëm, për pezullimin e procedurave të miratimit të dorëheqjes së tyre, deri në përfundimin e një hetimi të plotë administrativ mbi veprimtarinë e këtyre funksionarëve publikë.

Kjo masë vjen në kuadër të detyrimit moral dhe ligjorë që kanë autoritetet publike, që kur konstatojnë shkelje të të drejtave të qytetarëve, të mos pranojnë dorëheqjen e zyrtarëve, por t’i bëjnë ato t’i nënshtrohen pasojave që parashikon ligji.

Për këtë qëllim, Ministri Bardhi, ka urdhëruar Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që nën mbikëqyrjen e inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë, të ngrejë 3 grupe kontrolli, me qëllim inspektimin e veprimtarisë së Regjistruesve në ZVRPP përkatëse. Afati i ushtrimit të kontrollit është 10 ditë nga hyrja në fuqi e urdhrit.

Gjatë kësaj periudhe, me qëllim mos pengimin e veprimtarisë së grupeve të kontrollit dhe vijimin normal të punës në ZVRPP, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të Regjistruesve përkatës, deri në përfundimin e hetimit administrativ.

Ministri i Drejtësisë shpreh vendosmërinë e tij se të gjithë Regjistruesit e ZVRPP që kanë kryer shkelje gjatë ushtrimit të detyrës, si dhe kanë cenuar të drejtat e ligjshme të qytetarëve shqiptar, do të largohen nga detyra me masë disiplinore “Shkarkim nga detyra”, me qëllim shmangien e ushtrimit të funksioneve publike në të ardhmen.

Që nga data e fillimit të detyrës së tij dhe deri më sot, Ministri Bardhi ka urdhëruar shkarkimin nga detyra të rreth 1/4 së të gjithë Regjistruesve të ZVRPP dhe garanton se nuk do të hezitojë ta bëjë këtë në asnjë rast kur konstatohet cenimi i interesave të qytetarëve apo abuzimi me detyrën.

Për Ministrin e Drejtësisë z. Gazment Bardhi, zyrtarët publikë që cenojnë interesin e qytetarëve shqiptar, apo që kryejnë shkelje të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve, deri në nivelin e talljes kolektive me to, nuk mund të largohen me akt dinjiteti, pra me dorëheqje.

Largimi i tyre nga detyra, duhet të jetë një përpjekje e autoriteteve përgjegjëse për të zhdëmtuar cenimin e dinjitetit të qytetarëve, duke i larguar këta zyrtarë me masë disiplinore “shkarkim nga detyra”, apo duke përcjellë informacionin për shkeljet e tyre në organet kompetente.

Kjo do të pamundësonte, që në rrethana të caktuara, apo për qëllime politike të momentit, këta funksionarë të riktheheshin në funksione publike në administratë shtetërore dhe të bëheshin premisë për cenimin e interesit të qytetarëve përsëri në të ardhmen.

Ju sugjerojmë

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
Aktualitet

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

24 Maj, 2025 10:30 pm
Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
Aktualitet

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

24 Maj, 2025 10:10 pm
Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
Aktualitet

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

24 Maj, 2025 9:56 pm
Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë
Bota

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë

24 Maj, 2025 9:41 pm
Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?
Aktualitet

Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?

24 Maj, 2025 9:17 pm
Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike
Bota

Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike

24 Maj, 2025 8:57 pm
Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet
Rajoni

Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet

24 Maj, 2025 8:40 pm
Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit
Sport

Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit

24 Maj, 2025 8:16 pm
Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme
Bota

Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme

24 Maj, 2025 8:01 pm
Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive
Aktualitet

Moti i zymtë nuk ndal Lezhën, çelet zyrtarisht sezoni turistik me atmosferë festive

24 Maj, 2025 7:37 pm
Para
Ky është shkaku më i madh i debateve për çiftet që bashkëjetojnë

Ky është shkaku më i madh i debateve për çiftet që bashkëjetojnë

Aksident tragjik në Kuçovë, humb jetën motoçiklisti

Aksident tragjik në Kuçovë, humb jetën motoçiklisti

Tenori Agim Hushi braktis Shqipërinë: Baballarët e kombit i kanë hundët të zbardhura nga kokaina!

Tenori Agim Hushi braktis Shqipërinë: Baballarët e kombit i kanë hundët të zbardhura nga kokaina!

TE FUNDIT

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
24 Maj, 2025

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani, një prej emrave më të rëndësishëm të...

Lexo më shumë

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
24 Maj, 2025

Ky fëmijë vetëm 7 vjeç, për shkak të problemeve shëndetësore duhet të ndjekë terapinë kuruese pranë Pediatrisë së QSUT, duke...

Lexo më shumë

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
24 Maj, 2025

Regjisori i njohur Piro Milkani, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeç. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga i biri...

Lexo më shumë

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë
24 Maj, 2025

Rusia dhe Ukraina i kanë këmbyer të shtunën qindra ushtarë, nga 307 prej secilës palë - në ditën e dytë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com