Ministri i jashtëm i Suedisë, Tobias Billstrom, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë.
Kryediplomati i shtetit që udhëheq presidencën e Bashkimit Europian, zhvilloi takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, me një fokus të veçantë tek integrimet europiane dhe normalizimIn e marrëdhënieve me Serbinë.
Udhëheqësit e Kosovës denoncuan sjelljen e Beogradit në shkelje të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.
Ministri i jashtëm suedez pati dhe një takim me homologen Donika Gërvalla, ku kërkoi zbatimin e marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe formimin e asociacionit.