TIRANË- Do të donim të kishim marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë fqinjët tanë tha nga Tirana, ministri i Jashtëm, serb Ivica Daçiç. “Do të donim të kishim marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë fqinjët tanë dhe në këtë kontekst presim të zbatojmë të gjithë projektet që kemi diskutuar përfshi dhe zyrën për rininë dhe shkëmbimin e studentëve”.
“Do të donim që të gjithë dallimet politike ti lëmë pas dhe të gjejmë një emërues të përbashkët. Vërtet pres me kënaqësi takimin tejtër. Ne me siguri do vazhdojmë me zgjerimin e marrëdhënieve tona.
Kemi projekte të përbashkëta na duhet të gjejmë burime të tjera gazi. Ishte kënaqësi të isha këtu dhe pres me kënaqësi vazhdimin në Beograd të procesit të Berlinit dhe konferencës së Parisit”, tha Daçiç.