Ministri i Mjedisit Lefter Koka, ka qenë i pranishëm pasditen e sotme në spital ku ka vizituar eksponentin e LSI-së së Fushë-Krujës, Blerim Çela i cili u godit me leva nga persona të panjohur. Ministri Koka ka postuar edhe një status në profilin e tij në fb ku akuzon Policinë e Shtetit për neglizhencën.
Statusi
E pabesueshme c’ka po ndodh!
Policia e Shtetit ka ikur ne drejtim te paditur dhe Policia e KRIMIT dhe DROGES po sulmon qytetaret anembane vendit.
Pavaresisht presioneve te Rilindjes se Krimit eshte koha qe te gjithe ne , qe shqiptaret kudo jane te ruajne qetesine dhe ti tregojme kesaj Bande ne 25 Qershor FUNDIN!
I dashur Blerim, te dashur familjare e femije te Blerimit, te dashur qytetare shqiptare kudo jeni !
Le te jemi te qete, keto jane perpelitjet e fundit , por me besoni neser do te jene vetem nje kujtim i hidhur per ju e per te gjithe ne!