Ministri i Jashtëm grek, Nicos Kotzias, në një intervistë për radion greke “Alfa”, të botuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme greke, shpreh interesin e qeverisë greke për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Shqipëri.
Ministri i Jashtëm grek deklaroi gjatë kësaj interviste se “zgjedhjet në Shqipëri mund të mbahen më herët, në janar ose në shkurt”.