Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri i Jashtëm gjerman: Eshtë koha për veprim!

2016/06/14 at 10:06 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ministri i Jashtëm gjerman: Eshtë koha për veprim!

Nga Frank–Walter Steinmeier*


Për mua nuk ka dyshim: qytetaret dhe qytetarët e Shqipërisë e shohin të ardhmen e vendit të tyre në Bashkimin Evropian. Ne në Gjermani ndajmë të njëjtin vizion. Perspektivën Evropiane të Shqipërisë dhe shteteve të saj fqinje në Ballkanin Perëndimor e kemi nënvizuar herë pas here në mënyrë mjaft të qartë, edhe në kuadër të Procesit të Berlinit.

Edhe për këtë arsye gjendem sot në Tiranë. Por ne të gjithë e dimë që për të arritur këtë qëllim, ka vetëm një rrugë, e cila është ajo e reformave të thella e rrënjësore. Që zbatimi i reformave është një rrugë hera-herës me gurë e pengesa dhe që për këtë nevojitet forcë dhe rezistencë politike, kjo është më se e vërtetë. Askush nuk e di këtë më mirë se sa ne. Por ne dimë gjithashtu, se ia vlen! Ndaj populli shqiptar dhe udhëheqja politike kanë vendosur të ndërmarrin këtë rrugë jo dhe aq të thjeshtë.

Në këtë kontekst, nuk ka shkurtime apo favore. Por unë jam i sigurt: Shqipëria dhe qytetaret e qytetarët e saj do të dinë t’i përmbushin detyrat, që kanë përpara. Në këtë rrugë, Gjermania do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë, dhe kjo ka traditën e vet: në 25 vitet e fundit, me angazhimin tonë politik dhe një bashkëpunim të gjerë ekonomik, kemi kontribuuar në stabilizimin e një rendi të ri demokratik dhe në përmirësimin e kushteve konkrete të jetesës së qindra mijëra qytetareve dhe qytetarëve shqiptarë. Shqipëria mund të vazhdojë të mbështetet te ne edhe në të ardhmen. Dhe unë mendoj, se arritjet janë të dukshme.

Shqipëria ka bërë një progres mbresëlënës në transformimin e institucioneve të saj demokratike, të shtetit ligjor dhe ekonomisë. Ne i kemi perceptuar këta hapa të rëndësishëm të Shqipërisë – ndaj edhe përpara dy vitesh u angazhuam për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për Bashkimin Evropian. Kësisoj, u arrit objektivi i një etape të rëndësishme.

Por Shqipëria nuk duhet të pushojë! Tani është edhe më e rëndësishme, që të gjitha përpjekjet të orientohen për nga hapi i ardhshëm, dhe çelja e bisedimeve për anëtarësim të bëhet realisht e mundur. Për këtë, ka një itinerar të mirëpërcaktuar. Duhet të përmbushen ende pesë prioritetet kyçe dhe të zbatohen në mënyrë të qëndrueshme dhe të plotë reformat që lidhen me to. Kjo vlen për të gjithë sektorët, qoftë për atë të administratës publike, Reformën në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, respektimin e të drejtave të njeriut.

Ristrukturimi i sistemit të drejtësisë, të cilit i duhet të përballet me shumë probleme, veçanërisht me korrupsionin e rrënjosur thellë, përbën aktualisht projektin më të rëndësishëm reformues në Shqipëri – e në të njëjtën kohë kockën më të fortë për t’u bluar. Shteti ligjor është çelësi për suksesin e të gjithë rrugës së reformave. Në këtë kontekst, Shqipëria ka mbërritur në pikën vendimtare, e ndoshta edhe historike, para një rruge të dydegëzuar. Personat përgjegjës në qeveri dhe parlament, tani duhet të pyesin veten: A duam ta bëjmë hapin tjetër të madh në përafrimin me BE, apo ta lëmë këtë mundësi të kalojë?

Komisioni Evropian ka bërë mjaft të qartë një gjë: Ai mund të japë rekomandimin për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit në vjeshtë, vetëm nëse Reforma në Drejtësi do të miratohet në një të ardhme shumë të afërt nga parlamenti shqiptar. E thënë ndryshe: nëse me gjithë përpjekjet e shumta nuk do të arrihet që Reforma në Drejtësi të miratohet tani, atëherë shpresat e Shqipërisë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit do të zhvendosen sërish në një distancë të largët.

Në tryezë janë shtruar reformë-propozime gjithëpërfshirëse, si produkt i këshillimit intensiv me ekspertët me përvojë, evropianë dhe amerikanë, gjatë dy viteve të fundit. Ai gëzon edhe mbështetjen e juristëve mjaft të vlerësuar të Komisionit të Venecias pranë Këshillit të Evropës. Shumica dërrmuese e popullsisë shqiptare e do këtë reformë. Ajo dëshiron një shtet ligjor funksional me gjykata efektive, që punojnë në mënyrë të pavarur. Kjo përbën në të njëjtën kohë bazën për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik të Shqipërisë. Edhe sipërmarrjet gjermane ngurrojnë mjaft të investojnë në vende, ku nuk ka shtet ligjor dhe një sistem drejtësie, që të funksionojë në mënyrë të besueshme.

Unë besoj: Me këtë projekt-reformë, Shqipëria mund të bëhet në rajon, pararendësi i ristrukturimit të sektorit të drejtësisë në kuptimin e shtetit të së drejtës. Ky do të ishte një sinjal mbresëlënës drejt BE-së në dëshmi të gatishmërisë së Shqipërisë për politika të thella reformuese. Për reformën është diskutuar gjatë dhe hollësisht në parlament dhe në opinionin publik shqiptar. Të gjitha forcat politike kanë pasur rastin të sjellin idetë e tyre në përballjen për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme.

Tani ka ardhur momenti i vendimit. Tani është e rëndësishme, që politikanët shqiptarë të tregojnë forcë drejtuese në të mirë të vendit të tyre dhe në interes të perspektivës evropiane të Shqipërisë. Për Shqipërinë, ka shumë gjëra në lojë, që ajo të lejojë dështimin e këtij projekti të madh. Iu bëj thirrje të gjitha forcave politike, që tani dhe në të mirë të interesit të përgjithshëm, të marrin përsipër përgjegjësi mbarështetërore dhe të miratojnë pa vonesë reformën në parlament.

*Ministër i jashtëm i Gjermanisë



Ju sugjerojmë

Shkodër/SPAK godet krimin zgjedhor, gjenden para, tollona nafte dhe karta identiteti
Kronikë

Shkodër/SPAK godet krimin zgjedhor, gjenden para, tollona nafte dhe karta identiteti

8 Maj, 2025 8:22 pm
Begaj uron Papa Leonin XIV: Do të kontribuojë në bashkëjetesën e të gjitha besimeve
Aktualitet

Begaj uron Papa Leonin XIV: Do të kontribuojë në bashkëjetesën e të gjitha besimeve

8 Maj, 2025 8:07 pm
Trump uron Papën e ri, Leonin XIV
Bota

Trump uron Papën e ri, Leonin XIV

8 Maj, 2025 8:05 pm
“U zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan”, Berisha uron Papën e ri
Aktualitet

“U zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan”, Berisha uron Papën e ri

8 Maj, 2025 7:51 pm
Kush është Papa i ri Leo XIV?
Bota

Kush është Papa i ri Leo XIV?

8 Maj, 2025 7:47 pm
Zgjedhje vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë   
Te Fundit

10 arsyet pse unë do të votoj Edi Ramën për kryeministër

8 Maj, 2025 7:40 pm
Papa i ri është Robert Francis Prevost
Bota

Papa i ri është Robert Francis Prevost

8 Maj, 2025 7:30 pm
Chris LaCivita nga Shkodra: Koha të rrëzojmë një monument të dështuar si Edi Rama
Kryesore

Chris LaCivita nga Shkodra: Koha të rrëzojmë një monument të dështuar si Edi Rama

8 Maj, 2025 7:23 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Presidenti Begaj takim me koordinatoren e OSBE-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Presidenti Begaj takim me koordinatoren e OSBE-së

8 Maj, 2025 7:13 pm
Papa i ri i Kishës Katolike Romane, bota me sytë nga Vatikani
Bota

Papa i ri i Kishës Katolike Romane, bota me sytë nga Vatikani

8 Maj, 2025 7:08 pm
Para
Forbes: Ky është pallati më i shtrenjtë në New York

Forbes: Ky është pallati më i shtrenjtë në New York

Kënaqësi maksimale në seks? Ja mënyra

Studimi: Meshkujt gënjejnë për madhësinë e penisit

25 vjet parlament, bilance e reflektime

Krasniqi: Ambasadorët të publikojnë dosjet e korrupsionit të politikanëve

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shkodër/SPAK godet krimin zgjedhor, gjenden para, tollona nafte dhe karta identiteti

Shkodër/SPAK godet krimin zgjedhor, gjenden para, tollona nafte dhe karta identiteti
8 Maj, 2025

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, ka zhvilluar fazën e parë të operacionit policor të koduar "Premtimi", i cili...

Lexo më shumë

Begaj uron Papa Leonin XIV: Do të kontribuojë në bashkëjetesën e të gjitha besimeve

Begaj uron Papa Leonin XIV: Do të kontribuojë në bashkëjetesën e të gjitha besimeve
8 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri. “Urime katolikëve shqiptarë dhe atyre të...

Lexo më shumë

Trump uron Papën e ri, Leonin XIV

Trump uron Papën e ri, Leonin XIV
8 Maj, 2025

Presidenti Donald Trump ka mirëpritur shpalljen e Papa Leonit XIV, i cili është amerikani i parë që merr  pozicionin më...

Lexo më shumë

“U zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan”, Berisha uron Papën e ri

“U zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan”, Berisha uron Papën e ri
8 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar Papa Leon XIV për zgjedhjen e tij në krye të Kishës katolike....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com