Ministri i Brendshëm grek Johanis Ikonomu ka takuar këtë të premte në paraburgim Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, të arrestuar për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit 2023.
Mësohet se ai ka hyrë në ambientet e brendshme të burgut të Durrësit, ku është takuar me Belerit.
Vizita e ministrit te Brendshëm vjen pasi gjykata vendosi një ditë më parë nisjen e gjykimit në ngarkim të Fredi Belerit.
Beleri është vënë në pranga më 12 Maj të këtij viti, dy ditë para zgjedhjeve lokale. SPAK e akuzon kryebashkiakun e zgjedhur për korrupsion zgjedhor.