Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka deklaruar se shkoi sot në Kavajë për të garantuar mbështetjen për Policinë e Shtetit. Në Kavajë është votuar edhe për deputetë e Kuvendit, por edhe për Kryebashkiakun e ri dhe situata është tensionuar në prag të numërimit të votave për drejtuesin lokal.
“Isha në Kavajë për të garantuar mbështetjen për Policinë, – tha Demiraj. – Numëruesit e Partisë Socialiste nuk ishin paraqitur, kishte tension. Policia largoi mbështetësit e dy partive politike. “