Në takimin e fundvitit me përfaqësues të medias, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani falenderoi median për ndjekjen e zhvillimeve.
Hasani vlerësoi kontributin e medias shqiptare në realizimin e angazhimeve dhe prioriteteve të axhendës diplomatike të Shqipërisë.
Hasani ka vlerësuar median për mbështetjen, por edhe për kritikat për të cilat ka thënë se janë mëse të vlefshme për të çuar përpara prioritetet tona për vitin 2024.
“Ndihma juaj, mbështetja dhe kritikat tuaja janë mëse të vlefshme për të çuar përpara prioritet tona për vitin 2024”.