Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka zhvilluar një takim me drejtorin e OSBE/ODIHR, Matteo Mecacci në ditën e dytë të Samitit të Këshillit Ministror të OSBE-së që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri Hasani thekson se Shqipëria vlerëson punën e Mecaccit dhe të ODIHR, si dhe mbështet plotësisht rinovimin e mandatit të tij.
Sipas ministrit, përpjekjet e ODIHR-it janë thelbësore për promovimin e demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut, tolerancës dhe mosdiskriminimit.
“Kënaqësi e veçantë takimi me Drejtorin e OSBE/ODIHR, Matteo Mecacci, në margjinat e Këshillit Ministror të 30-të të OSBE-së në Shkup. Shqipëria vlerëson punën e Matteo Mecacci dhe të ODIHR-it dhe mbështet plotësisht rinovimin e mandatit të tij. Përpjekjet e ODIHR-it janë thelbësore për promovimin e demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut, tolerancës dhe mosdiskriminimit”, shkruan ministri Hasani.