Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri Hasani nga Konferenca e Sigurisë së Mynihut: Shqipëria, angazhim të fortë për forcimin e partneriteteve 

2025/02/16 at 2:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministri Hasani nga Konferenca e Sigurisë së Mynihut: Shqipëria, angazhim të fortë për forcimin e partneriteteve 

Në datat 14-16 Shkurt 2025, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në Edicionin e 61-të të Konferencës së Sigurisë së Mynihut (MSC 2025), i cili është një nga forumet më prestigjioze ndërkombëtare për çështjet e sigurisë dhe politikës globale. 

Ministri Hasani zhvilloi një sërë takimesh të frytshme e produktive në këtë konferencë, ku përfshihen shkëmbimet me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Ayman Al-Safadi; Ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, Abdullah Al-Yahya; Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla-Shwarz; Senatoren Amerikane, Elissa Slotkin, Anëtarin e Komitetit të Sigurisë Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar, Mike Martin; dhe Nënkryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Finlandë, Tytti Tuppurainen. 

Përgjatë çdo takimi, Z. Hasani rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë në forcimin e partneriteteve, sigurinë rajonale dhe mbështetjen ndaj sovranitetit të Ukrainës. 

Sipas Ministrit Hasani, “Multilateralizmi është çelës në adresimin e kërcënimeve hibride dhe ndihmon njëkohësisht në avancimin e agjendës për paqe e siguri të qëndrueshme”. 

Gjithashtu, Ministri Hasani ishte i ftuar nderi dhe një nga folësit kryesorë në tryezën e rrumbullakët mbi Taktikat e Zonës Gri në Kontinentin Evropian, të organizuar nga Kryetari i MSC 2025, ish-Ambasadori Christoph Heusgen, me fokus diskutimin mbi sfidat e reja të sigurisë evropiane dhe rajonale. Në këtë tryezë, Ministri Hasani u shpreh se:  

“Lufta në Ukrainë, së bashku me rritjen e frekuencës së sulmeve kibernetike dhe hibride, e rrisin nevojën për një përgjigje më të fortë e më të bashkuar Evropiane. Duke vepruar së bashku, ne mund të sigurojmë një të ardhme më të sigurt për Shqipërinë, për Ballkanin Perëndimor dhe për tërë rajonin Euro-Atlantik”. 

Pjesëmarrja e Ministrit Hasani në këtë forum të rëndësishëm nënvizon angazhimin e Shqipërisë për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare, rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbështetjen e paqes dhe stabilitetit global. 

Ju sugjerojmë

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
Bota

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

19 Shtator, 2025 6:16 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Durrës, digjen katër makina në një garazh
Kronikë

Durrës, digjen katër makina në një garazh

19 Shtator, 2025 5:50 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump sugjeron heqje licencash për TV-të që janë kundër tij

19 Shtator, 2025 5:23 pm
Ilir Meta mbetet në burg
Kronikë

Ilir Meta mbetet në burg

19 Shtator, 2025 4:22 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Votohet shkarkimi i tij, Veliaj kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit

19 Shtator, 2025 3:35 pm
I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës
Kryesore

I vunë tritolin te porta e shtëpisë, Xhelal Mziu: Mesazh nga pushteti i Ramës

19 Shtator, 2025 2:27 pm
Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu
Kronikë

Lirohet nga paraburgimi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu

19 Shtator, 2025 1:21 pm
SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore
Bota

SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore

19 Shtator, 2025 12:53 pm
Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?
Bota

Analiza/ Trump po bëhet mbret i kriptomonedhave, por me çfarë çmimi?

19 Shtator, 2025 12:31 pm
Para
Njohjet që nuk i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës? 

Njohjet që nuk i erdhën kurrë: Kush ia mbylli dyert Kosovës? 

Çfarë po ndodh në Bulqizë? Më shumë se 65 banorë të helmuar janë paraqitur në spital këto 2 ditë 

Goditi me mjet të mprehtë në kokë 25-vjeçarin, arrestohet autori në Dibër 

Ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 43-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë (Emri) 

Ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 43-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë (Emri) 

TE FUNDIT

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
19 Shtator, 2025

Pse Donald Trump dëshiron që baza e Bagramit të kthehet, pasi ka negociuar tërheqjen e SHBA-së nga Afganistani me talebanët? Ekzistojnë dy arsye...

Lexo më shumë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
19 Shtator, 2025

Pas betimit si zëvendëskryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shprehur mirënjohjen ndaj kryeministrit Edi Rama për...

Lexo më shumë

Sali Berisha! 18 Shtator 2025

Sali Berisha! 18 Shtator 2025
19 Shtator, 2025

Në emisionin e së enjtes më datë 19 shtator 2025 ishte i ftuar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në...

Lexo më shumë

Amerikanët në gjyqin e Thaçit! 15 Shtator 2025

Amerikanët në gjyqin e Thaçit! 15 Shtator 2025
19 Shtator, 2025

Në emisionin Opinion është diskutuar për temën “Amerikanët në gjyqin e Thaçit”. Emisioni u fokusua të protesta e mbajtur para...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com