Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje

2025/01/14 at 9:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius zhvilloi një vizitë në Kiev të martën në shenjë mbështetjeje për Ukrainën në luftën e saj kundër sulmit rus, që filloi para tre vitesh.

Zyrtarët gjermanë thanë se vizita kishte për qëllim të siguronte Ukrainën se do të vazhdojë të gëzojë përkrahje. Ministri Pistorius do të takohet me zyrtarë të lartë ukrainas.

Ai viziton Ukrainën vetëm disa ditë para inaugurimit të Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump dhe mes pikëpyetjeve se si mund të ndryshojë politika e Shteteve të Bashkuara ndaj Ukrainës nën administratën e re.

Zyrtarët nga disa rajone të Rusisë njoftuan të martën për sulme të shumta me dronë ukrainasë, përfshirë rajonin Saratov, ku sipas Guvernatorit Roman Busargin dy komplekse industriale në qytetet Saratov dhe Engels, pësuan dëmtime.

Në këtë zonë ndodhet baza e aeroplanëve bombardues rus. Javën e kaluar, Ukraina sulmoi një depo karburanti që furnizon këtë bazë.

Guvernatori i rajonit Oryol, Andrei Klychkov shkroi në platformën Telegram se sistemet mbrojtëse ajrore ruse rrëzuan 17 drone ukrainase në rajonin e tij. Ai nuk tregoi për dëme apo viktima nga këto sulme.

Guvernatori i rajonit Rostov, Yury Slyusar tha se 14 drone ishin shkatërruar gjatë natës, ndërsa zyrtarët në Voronezh njoftuan se disa dronë ukrainasë ishin rrëzuar pa shkaktuar dëme.

Ministria ruse e mbrojtjes gjithashtu njoftoi se ka rrëzuar gjashtë raketa amerikane ATACMS dhe gjashtë raketa britanike ‘Storm Shadoë’ në rajonin e Bryanskut, si dhe dy të tjera në Detin e Zi. Sipas ministrisë, nuk pati viktima e as dëme.

Ushtria ukrainase njoftoi të martën se shkatërroi 58 nga 80 dronë që forcat ruse i përdorën për sulme ndaj 11 rajoneve të ndryshme.

Forcat ajrore të Ukrainës njoftuan për dëmtime të ndërtesave të banimit, atyre afariste dhe veturave në Cherkasy, Kharkiv, Kiev, Sumy dhe Zhytomyr nga mbetjet e dronëve të rrëzuar.

Sistemet mbrojtëse ajrore ukrainase gjithashtu shkatërruan dronet ruse në Dnipropetrovsk, Kherson, Kirovohrad, Mykolaiv, Odesa dhe Poltava, sipas forcave ajrore të Ukrainës./VOA

Ju sugjerojmë

Kurti: Të akuzuarit për Banjskën, më afër Vuçiçit sesa mbrojtja e tij
Rajoni

Kurti: Të akuzuarit për Banjskën, më afër Vuçiçit sesa mbrojtja e tij

30 Qershor, 2025 1:18 pm
Ministri Gonxhja: Mbi 6 mijë vende të lira pune në të gjithë vendin. Si të aplikoni?
Aktualitet

Ministri Gonxhja: Mbi 6 mijë vende të lira pune në të gjithë vendin. Si të aplikoni?

30 Qershor, 2025 1:16 pm
Vrasja e Nikulajt/Ruben Saraiva paraqitet në gjyq, merren në pyetje disa dëshmitarë
Aktualitet

Vrasja e Nikulajt/Ruben Saraiva paraqitet në gjyq, merren në pyetje disa dëshmitarë

30 Qershor, 2025 12:52 pm
Peshkopi/ Shiste droga të forta në disa lagje të qytetit, arrestohet 21 vjeçari
Aktualitet

Peshkopi/ Shiste droga të forta në disa lagje të qytetit, arrestohet 21 vjeçari

30 Qershor, 2025 12:38 pm
Durrës/Sekuestrohen mbi 22 mijë franga zvicerane dhe qindra euro, të fshehura në…
Aktualitet

Durrës/Sekuestrohen mbi 22 mijë franga zvicerane dhe qindra euro, të fshehura në…

30 Qershor, 2025 12:35 pm
Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë
Bota

Reagimi për pengjet/ Netanyahu: Zgjidhje për çështjen e Gazës! Të mposhtim Hamasin

30 Qershor, 2025 12:23 pm
Eksperti i sigurisë draft-ligjin për monopatinat elektrike/Kufizimet që parashikon
Aktualitet

Eksperti i sigurisë draft-ligjin për monopatinat elektrike/Kufizimet që parashikon

30 Qershor, 2025 12:12 pm
Bypass-i i Vlorës dhe atraksionet turistike/Rama publikon pamjet e aksit prej 29 km
Aktualitet

Bypass-i i Vlorës dhe atraksionet turistike/Rama publikon pamjet e aksit prej 29 km

30 Qershor, 2025 12:07 pm
I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi
Aktualitet

I dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge/ Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi

30 Qershor, 2025 11:54 am
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 26 vatra në vend

30 Qershor, 2025 11:54 am
Para
Po organizonte sulme në shkolla e xhami, kapet adoleshenti në Gjermani

Po organizonte sulme në shkolla e xhami, kapet adoleshenti në Gjermani

Situata në Gaza, ministri i Jashtëm izraelit: Do të ndërhyjmë sërish ushtarakisht nëse…

Situata në Gaza, ministri i Jashtëm izraelit: Do të ndërhyjmë sërish ushtarakisht nëse…

“Bënte vrasje të rregullonte aritminë”, Spartak Koka revoltohet me mjekët që liruan Nuredin Dumanin

“Bënte vrasje të rregullonte aritminë”, Spartak Koka revoltohet me mjekët që liruan Nuredin Dumanin

TE FUNDIT

Kurti: Të akuzuarit për Banjskën, më afër Vuçiçit sesa mbrojtja e tij

Kurti: Të akuzuarit për Banjskën, më afër Vuçiçit sesa mbrojtja e tij
30 Qershor, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se të akuzuarit për sulmin në Banjskë gjenden shumë afër presidentit të...

Lexo më shumë

Ministri Gonxhja: Mbi 6 mijë vende të lira pune në të gjithë vendin. Si të aplikoni?

Ministri Gonxhja: Mbi 6 mijë vende të lira pune në të gjithë vendin. Si të aplikoni?
30 Qershor, 2025

Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale shkruan se në gjithë vendin janë...

Lexo më shumë

Vrasja e Nikulajt/Ruben Saraiva paraqitet në gjyq, merren në pyetje disa dëshmitarë

Vrasja e Nikulajt/Ruben Saraiva paraqitet në gjyq, merren në pyetje disa dëshmitarë
30 Qershor, 2025

Marokeni Ruben Saraiva, i dyshuar si autori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën...

Lexo më shumë

Peshkopi/ Shiste droga të forta në disa lagje të qytetit, arrestohet 21 vjeçari

Peshkopi/ Shiste droga të forta në disa lagje të qytetit, arrestohet 21 vjeçari
30 Qershor, 2025

Shpërndante droga të forta në disa lagje të qytetit të Peshkopisë, bie në pranga 21 vjeçari. Specialistët për Hetimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com