Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri Di Maio telefonon Ramën dhe Bashën për reformën zgjedhore

2020/07/01 at 6:13 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ministri Di Maio telefonon Ramën dhe Bashën për reformën zgjedhore

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio i ka shprehur sot vlerësimin e tij kreut të maxhorancës dhe opozitës shqiptare për marrëveshjen e arritur për reformën zgjedhore.

Ministri di Maio, gjatë të dy bisedave telefonike me kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftoi ata që t’i përmbahen kësaj marrëveshjeje për miratimin e ligjit në parlament përpara pushimeve verore.

“Çështjet që ende duhen diskutuar janë të rëndësishme, por po kaq e rëndësishme është ruajtja e një fryme konstruktive si dhe të qenit të hapur për dialog. Miratimi i një ligji të ri zgjedhor konfirmon faktin se të dy palët mund të punojnë së bashku për arritjen e objektivave të përbashkëta”, u shpreh Di Maio.

Ministri Di Maio, gjatë bisedës me kryeministrin shqiptar nënvizoi gjithashtu rëndësinë për të vijuar me procesin e reformave, “të cilat duhet të jenë të përbashkëta dhe të kenë jetëgjatësi parë dhe nën këndvështrimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

“Për Italinë mbetet një çështje kyçe puna për reformën në drejtësi, e cila duhet të realizohet plotësisht sa më shpejt. Realizimi i plotë i saj brenda një kohe të shkurtër është me rëndësi edhe për përmirësimin pasi do të ketë një impakt edhe në klimën e biznesit në Shqipëri.”

Ministri e përgëzoi gjithashtu edhe për mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian “çka dëshmon për seriozitetin dhe vendosmërinë e palës shqiptare në rrugën e përafrimit drejt Evropës. Italia i ofron Shqipërisë mbështetjen e saj të plotë në rrugëtimin e saj drejt BE-së”.

Ministri Di Maio nuk ngurroi gjithashtu të kujtojë edhe personelin mjekësor që mbërriti nga Shqipëria gjatë krizës së pandemisë si dhe shprehu dëshirën për t’a falenderuar publikisht gjatë vizitës së tij të ardhshme në Tiranë që mendon ta kryejë pas pushimeve verore.

Me synimin për të realizuar një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e ekonomisë si dhe për të zbutur efektet negative të krizës më të fundit të shkaktuar nga pandemia, Ministri di Maio propozoi aktivizimin sa më të shpejtë të Komisionit ekonomik të përbashkët Itali – Shqipëri, kuadër i cili mund të mundësojë dhënien e shtysës së duhur për rritjen e investimeve mes Italisë dhe Shqipërisë si dhe marrjen në konsideratë e më tej zgjidhjen e nevojave të sipërmarrësve italianë në Shqipëri dhe atyre shqiptarë në Itali.

Gjatë bisedës me kreun e opozitës, ministri italian shprehu sërish vlerësimin për përparimet në arritjen e marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës përsa i përket reformës zgjedhore, duke shpresuar në ruajtjen e një fryme bashkëpunuese për vijueshmërinë me axhendën e reformave.

“Realizimi i objektivave të përbashkëta në të mirën e Shqipërisë duhet të përqafohet nga të gjitha forcat politike pavarësisht dallimeve mes tyre” u shpreh ministri. Ai theksoi në fund edhe rëndësinë e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian duke inkurajuar liderin e Partisë Demokratike të punojë në mënyrë aktive në arritjen e objektivave të rëndësishëm për procesin e integrimit shqiptar në BE./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter
Aktualitet

Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

29 Qershor, 2025 6:19 pm
“Kam shitur trupin!”, Ivana rrëfen momentet e tmerrshme
Aktualitet

“Kam shitur trupin!”, Ivana rrëfen momentet e tmerrshme

29 Qershor, 2025 5:52 pm
Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave
Aktualitet

Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave

29 Qershor, 2025 5:24 pm
Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest
Bota

Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest

29 Qershor, 2025 5:05 pm
Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës
Aktualitet

Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu industrial pranë plazhit në Durrës

29 Qershor, 2025 4:52 pm
Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit
Politikë

Nis nesër rinumërimi i 587 kutive të Fierit

29 Qershor, 2025 4:30 pm
Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja
Rajoni

Beograd: 77 persona të ndaluar në protestë, Vuçiç paralajmëron arrestime të reja

29 Qershor, 2025 4:18 pm
Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia
Aktualitet

Durrës/ Humb jetën pushuesi në plazhin e Sektor Rinia

29 Qershor, 2025 4:07 pm
Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital
Aktualitet

Makina përplas sërish monopatinën/ Dëmtohet 17 vjeçari, ndodhet në spital

29 Qershor, 2025 3:50 pm
Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët
Aktualitet

Syri i Kaltër, burimi që magjeps turistët

29 Qershor, 2025 3:50 pm
Para
COVID-19 në Itali, bilanci i viktimave arrin nivelin më të ulët

Rriten rastet por mbetet e qëndrueshme situata e pandemisë në Itali

Mjeku tregon pajisjen që shpëton pacientët e intubuar, Shqipëria nuk e ka

Mjeku tregon pajisjen që shpëton pacientët e intubuar, Shqipëria nuk e ka

Rruga Milot-Fier/ PD: Një udhëtim vajtje–ardhje do na kushtojë 17.4 euro

Rruga Milot-Fier/ PD: Një udhëtim vajtje–ardhje do na kushtojë 17.4 euro

TE FUNDIT

Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter
29 Qershor, 2025

Zjarri në fshatin Hoshtimë të Vlorës është përkeqësuar, pasi po favorizohet nga era e fortë dhe po avancon në zona...

Lexo më shumë

“Kam shitur trupin!”, Ivana rrëfen momentet e tmerrshme

“Kam shitur trupin!”, Ivana rrëfen momentet e tmerrshme
29 Qershor, 2025

Një makth pa mbarim, një jetë ku betejat e forta, stërmunduese e kanë përplasur Ivanën duke ia lëkundur themelet. Historia...

Lexo më shumë

Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave

Zjarr në fshatin Hoshtimë të Vlorës, flakët arrijnë pranë varrezave
29 Qershor, 2025

Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e fshatit Hoshtimë të bashkisë së Vlorës . Sipas burimeve,...

Lexo më shumë

Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest

Orbani akuzon BE-në për orkestrim të Paradës të Krenarisë në Budapest
29 Qershor, 2025

Kryeministri hungarez, Viktor Orban e ka quajtur Paradën e Krenarisë të mbajtur të shtunën në Budapest si “të neveritshme dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com