Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri Bardhi ngre ngre alarmin: Mungojnë 300 byzylykë me vlerë 2 milionë euro

2017/08/06 at 3:29 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi ka lëshuar alarmin se, institucionit të tij i mungojnë 300 byzylykë për mbikëqyrje elektronike, të personave që kanë masa ndaluese për shkak të konsumimit të veprave penale.

Sipas shkresës, që Bardhi ia drejton bashkimit të operatorëve, në mars të këtij viti Ministria ka marrë në dorëzim prej tyre 300 byzylykë të mbikëqyrjes elektronike, së bashku me kartat SIM, me një vlerë prej afro 2 milionë euro.

Në shkresë thuhet se, këto pajisje ia ka kaluar për administrim sallës së mbikëqyrjes elektronike pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës. Por ky dorëzim, sipas ministrit është bërë pa kryer procedurat ligjore të kalimit të kapitalit, nga aparati i Ministrisë së Drejtësisë te Shërbimi i Provës.

Ndërkohë, në daten 11 prill të këtij viti, Shërbimi i Provës nëpërmjet një akti dorëzimi me numër protokolli 834, i ka dërguar 300 byzylykët elektronikë sërish bashkimit të operatorëve. Nga ana tjetër, këto të fundit, kërkesës së ministrit Bardhi për t’i kthyer mbrapsht byzylykët i janë përgjigjur se kontrata për shitjen e tyre është zbatuar njëherë dhe se Ministria e Drejtësisë i ka marrë në dorëzim. Gjithashtu se kërkesa e Bardhit është abuzive për të vënë nën presion bashkimin e operatorëve për qëllime korruptive.

Por pavarësisht kësaj korrespondence, ministri Bardhi konstaton se institucionit që drejton i mungojnë 300 byzylykë, me një vlerë prej 2 milionë eurosh dhe se dokumentacioni tregon se këto pajisje po administrohen në mënyrë të paligjshme nga bashkimi i operatorëve dhe jo nga Ministria e Drejtësisë që i ka blerë. Për këtë arsye, Bardhi ka paralajmëruar se në rast të mos kthimit të 300 byzylykëve, çështja do t’i referohet Prokurorisë. / Top Channel

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Vinin për pushime, aksidentohet familja emigrante në Koplik

Aksident/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Grabiten dy pushues kosovarë në Vlorë, u merren bizhuteritë e kushtueshme

Goditet me predhë hoteli në Elbasan, makina e atentatit gjendet e djegur

Pushime në hotelet e Durrësit? Ja përshtypjet e turistëve polakë

Pushime në hotelet e Durrësit? Ja përshtypjet e turistëve polakë

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com