Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri Balla nga Vlora ndan lajmin: Krijohet Trupa e Ndërhyrjes Teknike, për një sezon turistik të sigurt

2024/07/06 at 4:57 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministri Balla nga Vlora ndan lajmin: Krijohet Trupa e Ndërhyrjes Teknike, për një sezon turistik të sigurt

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Llogara, ku prezantoi nismën e re qeveritare të emëruar ‘TNT’, Trupa E Ndërhyrjes Teknike.

Trupa e Ndërhyrjes Teknike është e përbërë nga Policia e Shtetit, Urgjenca Kombëtare e Shërbimi Zjarrfikës, dhe do të jetë e lëvizshme e do të monitorojë akset me risk të shtuar.

Pjesë e takimit me ministrin ishin drejtues të strukturave përkatëse, Prefekti i qarkut të Vlorës, Kryetari i Bashkisë Vlorë etj.

Balla në fjalë e mbajtur, u shpreh se kjo paketë masash u mundësua për një sezon turistik të sigurt dhe pa incidente.

“U mundësua në kohë rekord paketa e masave për një sezon turistik të sigurt, përfshirë TNT, Trupa e Ndërhyrjes Teknike (Polici, Urgjenca, MZSH). Kjo është një zgjidhje e ofruar nga partnerët, për të garantuar ndërhyrje në kohë, urgjenca në raste incidentesh, shoqëruar nga Shërbimi Zjarrfikës dhe Policia e Shtetit”, tha Balla.

 “Vlora ishte qarku më i madh me intensitet turistik në 2023, por edhe pritshmëritë për këtë vit janë të larta. Sot janë në rrugët tona 950 mijë makina, të targuara me targa shqiptare. Ne presim rritje me 30% të mjeteve me targa të huaja, nga 2.8 milion që ishin vjet, në 3.6 milion; shtuar dhe mbi 900 mijë me targa shqiptare që do qarkullojnë në rrugët tona. Ajo që ka ndodhur është se janë shtuar numri i mjeteve nga njëra anë, por është ulur numri i incidenteve rrugore edhe për shkak të punës së qeverisë, sa i përket në bindjen time, cilësisë së rrugëve. Kjo duhet të shoqërohet edhe me shumë masa shtesë nga Policia Rrugore në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, për të kontrolluar sigurinë rrugore. Edhe Tuneli i Llogorasë do të mbulohet me radarë. Dua të bëj një thirrje, që çdo shkelje e shpejtësisë të ndëshkohet, sepse vetëm kështu garantojmë sigurinë e jetës së çdo përdoruesi rruge”, ishte apeli i ministrit të Brendshëm.

Gjatë takimit, ministri i Brendshëm kishte një apel për çdo qytetar dhe strukturë, për të parandaluar zjarret, e ndëshkuar ashpër zjarrvënësit.

“Për sezonin e zjarreve, dua të lë disa porosi. Në tërësinë e tyre janë të qëllimshme, që nga djegia e tokave për pastrim etj. Ne me ligj e kemi detyruar që të marrë leje edhe për të djegur disa mbeturina. Rastet e fundit të zjarreve në Vlorë janë identifikuar autorët në 2 nga 3 rastet, thirrja ime është për prokurorinë e gjykatat, të marrin përgjegjësitë që u takojnë. Zjarret jo vetëm rrezikojnë pronën por edhe jetën, e kujtdo”, tha ai.

Ju sugjerojmë

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

11 Korrik, 2025 11:02 pm
Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
Rajoni

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

11 Korrik, 2025 10:29 pm
Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
Aktualitet

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

11 Korrik, 2025 10:03 pm
Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

11 Korrik, 2025 9:45 pm
Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
Bota

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

11 Korrik, 2025 9:30 pm
Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
Politikë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

11 Korrik, 2025 9:14 pm
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024
Bota

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024

11 Korrik, 2025 8:59 pm
Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane
Aktualitet

Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane

11 Korrik, 2025 8:38 pm
Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!
Politikë

Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!

11 Korrik, 2025 8:24 pm
Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë
Bota

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

11 Korrik, 2025 8:08 pm
Para
Euro 2024/ Anglia përballet me Zvicrën për vendin e tretë në gjysmëfinale, zbulohen formacionet zyrtare

Euro 2024/ Anglia përballet me Zvicrën për vendin e tretë në gjysmëfinale, zbulohen formacionet zyrtare

Mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor TIMS, ja kush janë dëshmitarët që do të dëshmojnë

Mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor TIMS, ja kush janë dëshmitarët që do të dëshmojnë

Euro 2024/ Dëmtimi që pësoi në ndeshjen kundër Gjermanisë, mbyllet Europiani për mesfushorin Pedri

Euro 2024/ Dëmtimi që pësoi në ndeshjen kundër Gjermanisë, mbyllet Europiani për mesfushorin Pedri

TE FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
11 Korrik, 2025

Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë nënstacionit të vjetër elektrik në Gjirokastër. Sipas informacioneve të para, zjarrfikësit...

Lexo më shumë

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
11 Korrik, 2025

“Ka ardhur koha për të vërtetën” - kështu i paralajmëruan mediat proqeveritare në Serbi filmat dhe “emisionet speciale” që mohuan...

Lexo më shumë

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
11 Korrik, 2025

Kisha Katolike ka reaguar lidhur me situatën në Theth, ku pati përplasje mes banorëve dhe policisë së bashku me zyrtarët...

Lexo më shumë

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
11 Korrik, 2025

Pavarësisht orëve të vona, nata nuk do të jetë e qetë për Thethin. Atje vijon zhvendosja dhe prishja e subjekteve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com