Nëpërmjet një proces verbali të një procedure emergjence të kryer më 12.01.2016, Ministria e Ekonomisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, preu një biletë avioni vajtje-ardhje për ministrin e atëhershëm, Z. Arben Ahmetaj, sot ministër i Financave.
Për këtë procedurë, ministria ka blerë pranë kompanisë Golden Travel, një biletë me vlerë 6.7 mln lekë të vjetra, vetëm për një person, pra për vetë ministrin, i cili ka kryer një udhëtim avjtje-ardhje pikërisht në Vjenë të Austrisë.
Burimi i këtij informacioni janë të dhënat nga ueb-sajti zyrtar i Thesarit të Shtetit në internet.
Zakonisht, biletat e avionëve për udhëtime transoqeanike, kur nuk janë në klasin e parë, nuk kushtojnë më shumë se 1.200 dollarë, vajtje-ardhje./Mapo