TIRANE- Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, raportojnë për herë të parë ministrat e qeverisë Rama. Mësohet se të parët që do të raportojnë janë ministri më të akuzuar nga opozita, si ai i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe ai i Energjitikës, Damian Gjiknuri.
Mbledhja me ministrat është thirrur pas kërkesës së vazhdueshme të deputetëve të kësaj partie. Pritet që ministrat të bëjnë raportime të gjata për punën e tyre. Mbledhja drejtohet nga kryeministri Edi Rama.